Mëngjesi duhet të jetë mbreti i vakteve të ditës. Një veprim kyç, sipas studimeve, është përfshirja e vezëve në mëngjes, pasi në këtë mënyrë mund të thithim një sasi më të madhe proteinash. Një përfitim i rëndësishëm është se ndihmon fëmijët të rriten.
Sipas një studimi të studiuesve të Universitetit të Uashingtonit të publikuar në Pediatrics, konsumimi i përditshëm i vezëve mund të garantojë që fëmija nuk do të përballet me probleme me gjatësinë apo peshën.
Studiuesit ekzaminuan efektet e ndërhyrjes ushqimore te fëmijët e moshës 6 deri në 9 muaj në Ekuador. Pas përzgjedhjes së rastësishme, një grup (eksperimental) ndoqi për 6 muaj një dietë që përfshinte një vezë në ditë, ndërsa një grup kontrolli nuk hëngri asnjë vezë për periudhën përkatëse. Rezultatet treguan se, krahasuar me grupin e kontrollit:
-Fëmijët që konsuamuan vezë përditë kishin një rrezik 47% më të ulët për ngecje të rritjes, gjë që është pjesërisht për shkak të ushqyerjes së dobët.
- 74% më pak gjasa për të qenë nën peshë.
“Gjetjet për efektivitetin e lartë të kësaj ndërhyrjeje nuk na habitën”, komentuan studiuesit, duke bërë të ditur se studimi është kryer me shumë kujdes dhe u monitoruan për reaksione të mundshme alergjike ndaj vezëve, pa raportuar përfundimisht ndonjë incident me efekt negativ. Vezët, sipas tyre, janë një burim i sigurt dhe i rëndësishëm ushqimor për fëmijët./K.C/dritare.net