Na ndiqni edhe në

Shëndet

Universiteti i Oksfordit: Imuniteti ndaj kovid, zgjat 6 muaj!

Universiteti i Oksfordit: Imuniteti ndaj kovid, zgjat 6 muaj!

Sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, imuniteti ndaj Covid-19, te personat që e kanë kaluar koronavirusin, zgjat 6 muaj. Ky është një lajm i mrekullueshëm, që do ta ndihmojë botën në luftën me pandeminë.

Kërkimi bazohet në një studim të kryer midis prillit dhe nëntorit 2020 që përfshinte rreth 12.180 kujdestarë të punësuar në Spitalet e Universitetit të Oksfordit. Kujdestarët testoheshin rregullisht për të përcaktuar nëse kishin antitrupa dhe nëse ishin infektuar me Covid-19, informon dritare.net.

"Ky studim ka treguar se infeksioni Sars-Cov-2, ofron mbrojtje kundër ri-infektimit për shumicën e njerëzve për të paktën gjashtë muaj", thotë një nga autorët, Profesor David Eyre i Departamentit të Shëndetit të Popullsisë në Nuffield, në Universitetin e Oksfordit.

" Pjesëmarrësit që kishin antitrupa, nuk shfaqën më simptoma, ndërsa 89 nga ata që testuan negativë (për antitrupa) u infektuan me virusin. Ky është një lajm shumë i mirë, sepse ne mund të jemi të sigurt që të paktën në një periudhë afatshkurtër, shumica e njerëzve që kontraktojnë Covid-19 nuk do ta kenë më atë. Nivelet e antitrupave bien me kalimin e kohës, por ky studim i fundit tregon se ekziston një farë imuniteti tek ata që janë infektuar," tha ai.

Një total prej 1,246 kujdestarësh që kishin antitrupa, nuk u riinfektuan apo shfaqën simptoma të kovidit. Tre prej tyre, rezultuan pozitivë për Covid-19, por ishin të gjithë të shëndetshëm dhe nuk treguan simptoma.

Më shumë se 56.872.830 raste me kovid janë diagnostikuar zyrtarisht në të gjithë botën që nga fillimi i epidemisë, nga të cilat të paktën 36.274.600 tani konsiderohen të kuruara. Rastet e ri-infektimit mbeten të rralla.

Studiuesit do ta vazhdojnë studimin e tyre për të parë sa zgjat mbrojtja dhe nëse një infeksion i mëparshëm ndikon në ashpërsinë e infektimit për herë të dytë./L.F-dritare.net