Na ndiqni edhe në

Shëndet

Uji, ilaçi i parë për trupin. Doni të dini sa i hidratuar jeni? Kontrolloni urinën!

Uji, ilaçi i parë për trupin. Doni të dini sa i hidratuar
Nevojat për ujë varen nga madhësia e trupit, niveli i aktivitetit, klima dhe madje edhe ilaçet që një person merr. Oscar Wong/Moment RF/Getty Images

Dr. Jamin Brahmbhatt, urolog dhe kirurg robotik në Orlando Health, njëherësh profesor asistent në Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit të Floridës Qendrore, ka ndarë një përvojë personale për rëndësinë e hidratimit. Ai rrëfen se pas një fundjave në diell, edhe pse kishte fjetur shtatë orë, u zgjua i lodhur, i irrituar dhe i pa përqendruar. Fillimisht mendoi se kafeja do ta ndihmonte, por vetëm sa u ndje më nervoz. Vetëm pasi piu dy shishe ujë brenda një ore, energjia dhe gjendja e tij u rikthyen në normalitet një dëshmi e qartë se hidratimi është çelësi për ekuilibrin e trupit.

Pse është kaq i rëndësishëm hidratimi?

Rreth 60% e trupit përbëhet nga ujë. Ai gjendet brenda qelizave, qarkullon në gjak, mbron organet, lubrifikon nyjet, transporton lëndë ushqyese dhe eliminon mbeturinat. Uji punon në bashkëpunim me elektrolitet (natrium, kalium, klorur), të cilët ndihmojnë muskujt të tkurren, nervat të transmetojnë impulse dhe tensioni i gjakut të mbetet i qëndrueshëm.

Kur trupi është i dehidratuar, gjaku bëhet më i trashë, zemra punon më fort dhe truri reagon më ngadalë. Shfaqen lodhja, marramendja, dhimbjet e muskujve apo edhe rrahjet e çrregullta të zemrës. Nga ana tjetër, teprica e ujit pa mjaftueshëm elektrolite, sidomos gjatë aktivitetit fizik, mund të çojë në çekuilibra të rrezikshëm.

Sa ujë na nevojitet?

Nuk ka një shifër të vetme për të gjithë. Nevojat varen nga pesha, mosha, aktiviteti, klima dhe edhe ilaçet që përdoren. Udhëzimet sugjerojnë mesatarisht:

3.7 litra në ditë për burrat,

2.7 litra për gratë,

ku rreth 20% merret nga ushqimi.

Mjekët rekomandojnë që të prodhohen rreth 2.5 litra urinë në ditë për të mbajtur shëndetin e veshkave dhe për të parandaluar formimin e gurëve. Një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar hidratimin është ngjyra e urinës: ajo duhet të jetë e verdhë e zbehtë.

Kur duhet të pini më shumë ujë?

gjatë vapës dhe lagështisë,

gjatë ushtrimeve të gjata,

në raste me ethe, të përziera ose diarre,

në lartësi të mëdha ose pas vakteve të kripura.

Në këto situata rekomandohet pirja e shpeshtë e sasisë së vogël (rreth një gotë çdo 15–20 minuta), pa kaluar 1.5 litra në orë, për të shmangur rrezikun e hiponatremisë (mungesë natriumi në gjak).

Një vetëkontroll i thjeshtë për statusin e hidratimit


Mënyra më e lehtë për të kuptuar nëse jeni të hidratuar është të shikoni urinën tuaj. Synoni që ajo të ketë një ngjyrë të verdhë të zbehtë gjatë gjithë ditës. Nëse është mesatare apo e errët, kjo zakonisht tregon mungesë hidratimi. Duhet pasur parasysh se vitaminat apo disa ushqime mund të ndikojnë në ngjyrën e saj, dhe urina e parë e mëngjesit është pothuajse gjithmonë më e errët kjo është normale.

Ka situata kur trupi ka nevojë për më shumë ujë: gjatë ditëve me vapë apo lagështi, kur bëni aktivitet fizik të zgjatur, nëse keni ethe, të përziera apo diarre, kur udhëtoni në lartësi të mëdha ose pas një vakti të kripur.

Në temperaturë të lartë, rekomandohet të pini rreth 225 ml ujë çdo 15–20 minuta. Megjithatë, nuk duhet të tejkaloni 1.5 litra në orë, pasi kjo mund të ulë në mënyrë të rrezikshme nivelin e natriumit në gjak. Hidratimin mendojeni si një “maratonë uji”, jo si një sprint të shpejtë.

Përfitimet e hidratimit shkojnë përtej energjisë dhe përqendrimit: ai është thelbësor edhe për parandalimin e infeksioneve të traktit urinar si tek burrat, ashtu edhe tek gratë. Një studim klinik me gra para menopauzës, të prirura ndaj infeksioneve të përsëritura, tregoi se shtimi i konsumit ditor me rreth 1.5 litra ujë uli infeksionet pothuajse me 50% – nga 3.2 në vit në 1.7. Gjithashtu, u vu re edhe një ulje e ndjeshme e përdorimit të antibiotikëve.

Uji dhe parandalimi i infeksioneve

Studimet kanë treguar se gratë që rrisin marrjen e ujit me rreth 1.5 litra në ditë, kanë pothuajse 50% më pak infeksione të traktit urinar dhe përdorin më pak antibiotikë. Pra, pirja e ujit nuk është vetëm çështje rehatie, por edhe një masë parandaluese për shëndetin.

Cili ujë është më i mirë?

Uji i thjeshtë është më i miri. Nuk ka rëndësi nëse është i rubinetit (i filtruar) apo i blerë në shishe. Shumë prej llojeve “alkalik” apo “strukturuar” janë më tepër marketing sesa shkencë. Nëse nuk ju pëlqen uji i thjeshtë, shtoni pak limon, fruta ose përdorni çaj e kafe të moderuara, që gjithashtu kontribuojnë në hidratim. Alkooli, përkundrazi, e dehidraton trupin.

Bëjeni zakon

Mënyra më e mirë për t’u hidratuar është ta ktheni pirjen e ujit në zakon të përditshëm, jo në reagim të vonuar ndaj lodhjes apo nxehtësisë. Kontrolloni urinën, vendosni një nivel bazë të përshtatshëm për trupin tuaj dhe respektoni kufijtë e aktivitetit dhe klimës.

Hidratimi i duhur është një nga gjërat më të thjeshta dhe më të fuqishme që mund të bëni për shëndetin tuaj çdo ditë.CNN /E.P-dritare.net