 
		                       Tri ushqimet më të mira, që forcojnë sistemin imunitar!
		                        	E Martë   1 Tetor 2024, 22:10
		                            
		   	    			Dritare.net

Dietologët e njohur kanë zbuluar 3 ushqimet me më shumë lëndë ushqyese, që forcojnë sistemin imunitar. Këto 3 ushqime janë luleshtrydhet, qiqrat dhe bajamet.
Luleshtrydhet janë të mira për sistemin imunitar sepse janë një burim i mirë i vitaminës C. Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni luleshtrydhe organike, pasi, duke qenë se nuk u hiqet lëkura, mund të jeni më të ekspozuar ndaj pesticideve nëse i blini luleshtrydhet joorganike.
Bajamet janë gjithashtu të mira për sistemin imunitar pasi janë një burim i mirë i vitaminës E.
Ndërsa një filxhan me qiqra siguron 25% të dozës së zinkut që ju duhet çdo ditë, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për sistemin imunitar./K.C/dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       