
Suplementet e vitaminave zvogëlojnë rrezikun e grave për t’u infektuar me Covid-19, po burrat?
Dritare.net
Një studim i bërë në King's College London, zbuloi se, suplementet e vitaminave mund të zvogëlojnë rrezikun e grave për t’u infektuar me Covid-19. Sipas studimit, rreziku zvogëlohet me 14%.
Por rezultatet ishin specifike. Vitamina C dhe zinku nuk ndihmuan dhe nuk patën të njëjtin përfitim si gratë.
Gratë që marrin vitaminë D, multivitamina, Omega-3 ose probiotikë kanë 9-14% më pak shanse të infektohen me virus.
Kjo do të thotë që nëse rreziku mesatar i marrjes së Covid-19 ishte një në 10, ata që merrnin suplemente rreziku bie nga një në 12.
Por shkencëtarët nuk ishin shumë të sigurt për rezultatet dhe thanë se studimi nuk provoi që suplementet mbronin gratë, por mund të jenë një shenjë e mënyrës së jetesës përgjithësisht më të shëndetshme. Eksperti që drejtoi studimin tha se njerëzit nuk duhet të fillojnë të mbrojnë veten me vitamina.
Sipas tyre nëse gratë vërtet kanë më shumë mbrojtje, kjo mund të jetë për shkak se kanë sisteme më të ashpra imune që reagojnë më mirë ndaj suplementeve në krahasim me burrat, informon dritare.net
Kjo vjen pasi Departamenti i Shëndetësisë në Britani të Madhe, njoftoi se qeveria do t’i japë falas suplementet e vitaminës D për njerëzit në rrezik të lartë nga Covid-19.
Provat shkencore tregojnë se “vitamina e diellit” mund të ofrojë mbrojtje kundër Covid-19, të rëndë, por disa studime pretendojnë se provat nuk janë mjaftueshëm të forta./K.C/dritare.net

















