
Studimi: Nëse doza e dytë e Pfizer merret pas 12 javësh, trefishohet përgjigjja imunologjike
E Hënë 17 Maj 2021, 22:10
Dritare.net
Burimi: Corriere della Sera
Një studim i ri mjekësor tregon se nëse doza e dytë e vaksinës së Pfizer administrohet tre muaj pas së parës, përgjigjja imunologjike do të jetë më e gjatë.
Të dhënat e reja shkencore që shumë shpejt do të botohen në një revistë shkencore tregojnë se përgjigjja imunologjike është trefish më e lartë nëse doza e dytë administrohet 12 javë pas të parës, krahasuar me intervalin 21-ditor (i cili kryhet tani) të parashikuar fillimisht për përforcuesin, veçanërisht te subjektet e moshuara./K.C/dritare.net

















