Na ndiqni edhe në

Shëndet

Studimi: Konsumoni ushqim të shëndetshëm për më shumë vite jetë! Ja dieta e duhur!

Studimi: Konsumoni ushqim të  shëndetshëm për më

Sipas një studimi të ri, jetëgjatësia jonë varret shumë nga ushqimi që konsumojmë gjatë vakteve të ditës. Nëse do të hamë shëndetshëm, do të jetojmë më gjatë dhe do të ulim me 20% rrezikun për një vdekje të hershme, kanë zbuluar studiuesit. Në hulumtim u vu re se: Njerëzit që konsuamuan më shumë drithëra, fruta, perime, arra dhe bishtajore, ishin më pak të rrezikuar për t’u prekur nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet respiratore dhe neurodegjenerative.

Zgjidhni dietën që ju preferoni më shumë, por duhet të jetë sa më e shëndetshme sugjerojnë studiuesit!

“Për shembull, nëse keni zgjedhur dietën mesdhetare dhe pas disa muajsh dëshironi të provoni diçka ndryshe, zgjidhni dietën DASH (për të ndaluar hipertensionin) ose një dietë gjysmë vegjetariane”, tha. Hu, kryetar i departamentit të të ushqyerit në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard.

Studimi ndoqi zakonet e të ngrënit të 75,000 grave që morën pjesë dhe më shumë se 44,000 burrave, për 36 vjet. Asnjë nga burrat dhe gratë nuk kishte sëmundje kardiovaskulare në fillim të studimit dhe pak ishin duhanpirës. Të gjithë jepnin përgjigje se çfarë diete kishin zgjedhur, çdo katër vjet.

"Ky është një nga studimet më të mëdha dhe më të gjata të grupit për të ekzaminuar modelet e rekomanduara të dietës dhe rrezikun afatgjatë të vdekjeve të parakohshme," tha Hu.

Hu dhe ekipi i tij vlerësuan pjesëmarrësit se sa ndoqën katër stile të të ushqyerit të shëndetshëm që janë në sinkron me udhëzimet aktuale dietike amerikane. Njëra është dieta mesdhetare, e cila thekson ngrënien e frutave, perimeve, drithërave, arra, bishtajore, peshk dhe një sasi të lartë vaji ulliri, tha Hu, informon Dritare.net

“Ky model diete thekson yndyrat e shëndetshme, veçanërisht yndyrat e pangopura, përveç ushqimeve me bazë bimore dhe alkoolit,” tha ai.

Tjetra quhet dieta e shëndetshme me bazë bimore, e cila gjithashtu fokusohet në ngrënien e më shumë produkteve bimore, por jep pikë negative për të gjitha produktet shtazore dhe alkoolin.

"Ai madje dekurajon opsionet relativisht të shëndetshme, si peshku apo disa produkte qumështi”, tha Hu, duke shtuar se plani i të ngrënit kundërshton ushqimet e pashëndetshme me bazë bimore.

Indeksi Alternativ i Ushqimit të Shëndetshëm u zhvillua në Harvard, tha Hu, dhe zbulon se si ushqimet na ndihmojnë të jemi më pak të rrezikuar për sëmundje kronike.

“Zgjidhni sa më shumë arrat, farat, drithërat dhe konsumoni sa më pak mish të kuq dhe të përpunuar, apo pije me sheqer. Lejohet një konsum i moderuar i alkoolit”, thuhet në studim.

Pjesëmarrësit që kanë respektuar dietën të cilën ata zgjodhën, zvogëluan me 25% rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekjen nga kanceri me 7% në 18%. Pati një ulje deri në 7% të rrezikut të vdekjes nga sëmundje neurodegjenerative, zbulon studimi.

Reduktimi i vdekshmërisë nga sëmundjet e frymëmarrjes ishte në fakt shumë më i madh, duke ulur rrezikun me 35% në 46%./M.K-dritare.net