Na ndiqni edhe në

Shëndet

Studim/ Covid-19 është sëmundje vaskulare, jo e rrugëve të frymëmarrjes!

Studim/ Covid-19 është sëmundje vaskulare, jo e rrugëve

Një studim në Universitetin "San Diego" pretendon të ketë prova që Covid-19 nuk është një sëmundje e frymëmarrjes, por vaskulare. Kjo mund të shpjegojë mpiksjen e gjakut te disa pacientë me kovid dhe çështje të tjera si ënjtja e kyçeve, të cilat nuk janë simptoma klasike të një sëmundjeje të frymëmarrjes. Studimi i botuar në revistën “Circulation Research”, tregon me saktësi se si virusi dëmton qelizat e sistemit vaskular. Dihet tashmë që përveç simptomave të ndryshme të Covid-19 që përkojnë me problemet e frymëmarrjes, ka çështje të tjera kardiovaskulare që prekin pjesët e tjera të trupit.

Studim/ Covid-19 është sëmundje vaskulare, jo e rrugëve

Proteina Spike sulmon receptorin ACE2, duke dëmtuar mitokondritë që gjenerojnë energjinë e qelizave, duke dëmtuar kështu endotelin(gjak që mpikset lehtë). Kjo është diçka që shumë shkencëtarë e kanë vënë re edhe më përpara, por nuk dihej roli i saktë i proteinës Spike.

Shkencëtarët krijuan një pseudovirus për studimin, i cili kishte vetëm proteinën Spike, por jo pjesën tjetër të virusit, proteinë është e mjaftueshme për të shkaktuar sëmundje. Efektet në sistemin e frymëmarrjes janë pasojë e inflamacionit të indeve vaskulare në mushkëri.

Studim/ Covid-19 është sëmundje vaskulare, jo e rrugëve

"Shumë njerëz e mendojnë atë si një sëmundje të frymëmarrjes, por në të vërtetë është një sëmundje vaskulare. Kjo mund të shpjegojë pse disa njerëz pësojnë goditje në tru dhe pse disa njerëz kanë probleme në pjesë të tjera të trupit. E përbashkëta midis tyre është se të gjithë kanë problem vaskulare ", thotë ndihmës profesori i kërkimit Uri Manor, i cili është bashkë-autor i studimit.

Zbulimi ka bërë bujë dhe në veçanti ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastet e mpiksjeve të gjakut të shkaktuara nga vaksinat e Johnson&Johnson dhe AstraZeneca./M.M-dritare.net