Na ndiqni edhe në

Shëndet

Si t’i parandalojmë infeksionet gjinekologjike? Çfarë thotë mjekja!

Si t’i parandalojmë infeksionet gjinekologjike? Çfarë

Të jesh një femër e bukur dhe moderne nuk do të thotë vetëm të dukeni bukur, apo të visheni bukur, por më e rëndësishmja është që të keni kujdes për shëndetin tuaj. Por para së gjithash të kesh informacionin e duhur. Ndaj këtë herë këtë artikull po ia kushtojmë informacioneve për marrëdhëniet seksuale dhe infeksioneve gjinekologjike. Mjekja Mimoza Keta në një intervistë për DritareTV tregon se çfarë duhet të bëni që të shmangni infeksionet e tilla.

"Orët e edukatës seksuale japin informacion rreth marrëdhënieve seksuale, por jo të gjitha këto janë të mjaftueshme për të folur me të rinjtë për raportet seksuale. Këtu mund të përmend që deri para pak vitesh edhe vizita pranë mjekut gjinekolog ishte një tabu. Nga puna me gra në zona të thella, ku ne shkonim për të kryer ekzaminime gjinekologjike, mund të tregoj se ishte shumë e vështirë që ato të drejtoheshin te mjeku gjinekolog. Me kalimin e kohës dhe marrjes së informacionit vajzat dhe gratë ishin më të interesuara. Nevoja për planifikimin familjar ishte tepër i nevojshëm për këto zona.

Planifikimi familjar është i përhapur, por duhet të punohet në mënyrë që çdo çift, grua apo vajzë të ketë njohje mbi planifikimin familjar, duke shmangur kështu edhe abortin. Sot ka humbur tabuja që ka qenë lidhur me traportet seksuale, por mbeten të rralla gratë dhe vajzat, që bëjnë vizita gjinekologjike pa asnjë ankesë, pra vetëm për një kontroll rutinë të shëndetit të tyre.",- u shpreh gjinekologe Mimoza Keta./M.T/dritare.net