
Si ta shmangni shtimin në peshë tani në verë? Ja çfarë duhet të bëni!
Dritare.net
Ushqimet e dëmshme janë shkaktari kryesor i shtimit në peshë dhe sëmundjeve të tjera. Ndaj dhe ndryshimi i stilit të jetesës do t’ju bëjë më të shëndetshëm. Herë pas herë duhet edhe ta detoksifikoni trupin tuaj me çaje, apo lëngje të cilat i bëjnë mirë organizmit tuaj.
Por mirë do të bënit edhe nëse hiqni dorë nga disa ushqime të dëmshme dhe t’i zëvendësoni me ushqime të tjera.
Për të pasur një trup të shëndetshëm ju duhet të evitoni këto ushqime.
1- Produktet me miell të bardhë: makaronat, orizi i bardhë, buka.
Alternativa do të ishte, konsumimi i miellit integral.
2- Dihet shkencërisht që sheqeri i tepërt dëmton organizimin. Konsumimi në masë të madhe ndikon në shtimin në peshë, shkakton diabet dhe probleme me zemrën.
Alternativa e duhur do të ishte nëse e zëvendësoni sheqerin me mjaltë, ose fruta.
3- Yndyrat janë armiku kryesor i shtimit të peshës dhe kolesterolit. Mirë do të ishte që të hani vaj ulliri dhe gjalpë pa vaj palme.
4- Tani në verë pijet e gazuara janë numri një në çdo tavolinë. Por këto produkte përmbajnë sheqer të përpunuan që ndikon në shtimin në peshë. Ndaj do të ishte më mirë që të pini vetëm ujë me gaz.
5- Duke qenë se pjesa më e madhe janë në plazh, konsumimi i ushqimeve të gatshme është zgjedhja që bëjnë pothuajse të gjithë. Por bëni mirë t’i shmangni duke ngrënë më shumë fruta dhe perime të stinës./K.C/dritare.net

















