Na ndiqni edhe në

Shëndet

Shkencëtarët testojnë ibuprofenin si trajtim për koronavirusin

Shkencëtarët testojnë ibuprofenin si trajtim për

Shkencëtarët po bëjnë një testim për të parë nëse ibuprofen mund të ndihmojë pacientët në spital që janë të sëmurë me koronavirus. Ekipi nga spitali Guy's dhe St.Thomas në Londër dhe King's College besojnë se ilaçi, i cili është një antiinflamator, si dhe qetësues për dhimbjet, mund të trajtojë vështirësitë në frymëmarrje. Ata shpresojnë se trajtimi me kosto të ulët mund t'i mbajë pacientët larg ventilatorëve. Në testimin, të quajtur Liberate, gjysma e pacientëve do të marrin ibuprofen përveç kujdesit të zakonshëm, informon dritare.net

Testimi do të përdorë një formulim të veçantë të ibuprofen sesa tabletat e rregullta që njerëzit zakonisht mund të blejnë. Studimet te kafshët sugjerojnë se mund të trajtojë sindromën e shqetësimit të frymëmarrjes akute, që është një nga simptomat më të rënda të koronavirusit.

Në fillim të pandemisë kishte disa shqetësime se ibuprofen mund të jetë i dëmshëm, nëse ata njerëz që kanë simptoma të buta përdorin.

Ministri i Shëndetit në Francë, Oliver Veran tha se marrja e ilaçeve antiinflamatore josteroide, siç është ibuprofen, mund të përkeqësojnë infeksionin dhe i këshilloi pacientët të pinë paracetamol në vend të tij.

Për simptomat e buta të koronavirusit, Shërbimi Shëndetësor këshillon njerëzit të provojnë së pari paracetamolin, pasi ai ka më pak efekte anësore sesa ibuprofen dhe është zgjedhja më e sigurt për shumicën e njerëzve. Ju nuk duhet të merrni ibuprofen nëse keni ulcerë në stomak./K.C/dritare.net