Shkencëtarët gjejnë në tampona arsenik dhe plumb. Ja rreziku!
Dritare.net
Shkencëtarët kanë gjetur metale toksike në tampona, duke rrezikuar jetën e qindra grave dhe vajzave që mund t’i përdorin. Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, ekzaminuan 30 tampona nga marka të ndryshme dhe gjetën 16 lloje metalesh, të cilat po testohen ende.
Metalet e gjetura përfshinin arsenik, plumb, merkur, nikel, bakër dhe hekur, etj. Këto të fundit, ndryshonin në varësi të faktit nëse tamponët shiteshin në SHBA, MB ose BE, nëse ishin organikë apo jo, dhe nëse ishin të markave apo linjës së supermarketeve. Këto tampona janë veçanërisht të rrezikshme nëse kontaminohen me substanca të dëmshme kur bien në kontakt të drejtpërdrejtë me vaginën, ku përthithen më lehtë.
Thithja e metaleve është zbuluar se rrit rrezikun e demencës, kancerit, infertilitetit dhe diabetit, duke krijuar probleme në mëlçi, veshka dhe tru, si dhe në sistemin kardiovaskular, nervor dhe endokrin. Mund të jetë gjithashtu e dëmshme për foshnjat e palindura.
Sipas studimit, tamponët organikë kishin nivele më të larta arseniku, ndërsa ata jo organikë kishin më shumë plumb në to./M.K-dritare.net