
Shenjat që tregojnë se duhet të hani më shumë për t’u dobësuar!
Dritare.net
Njerëzit që ndjekin dieta të rrepta kanë më shumë gjasa të shëndoshen. Për më tepër, kur trupi nuk merr lëndë ushqyese mjaftueshëm, mund të keni dhimbje koke. Njerëzit besojnë se uria është mënyra e duhur për të humbur peshë. Por ju duhet të dini se në disa raste duhet të ndryshoni strategjinë e ngrënies, prandaj le të shohim më poshtë 4 shenja që tregojnë se duhet të hani më shumë për të humbur peshë.
Jeni gjithmonë të uritur
Pasi marrim energjie dhe lëndë ushqyese përmes ushqimit, trupi ynë ruan yndyrën. Prandaj sigurohuni që të hani ushqime të shëndetshme që ju ngopin. Kur jeni të uritur ka shumë të ngjarë të hani ushqime të kota, dhe kështu në vend se të humbni peshë, ju shtoni.
Keni dhimbje koke
Nëse vuani nga dhimbja e shpeshtë e kokës, atëherë ju duhet të hani më shumë. Studimi tregon se njerëzit që janë në një dietë kufizuese, mund të vuajnë nga migrena pasi truri nuk merr glukozë të mjaftueshme për të funksionuar si duhet. Për të shmangur këtë problem hani më shumë ushqim të shëndetshëm.
Shqetësoheni për gjithçka
Ndjekja e dietave të rrepta ju bën të shqetësoheni për gjithçka, për shkak të ndjenjës së urisë. Kjo ndodh sepse trupi juaj nuk merr mjaftueshëm lëndë ushqyese, vitamina dhe energji për të qenë në formë gjithë ditën.
Kapsllëku
Kapsllëku vjen nga ngrënia e ushqimeve jo të duhura dhe mungesës së ujit. Gjithmonë duhet të siguroheni të merrni sasinë e duhur të fibrave, të hani fruta dhe perime.
Ndjekja e dietave që përfshijnë urinë do të ndihmojë për të arritur qëllimin tuaj për humbje peshe por kjo mund të rezultojë në probleme serioze shëndetësore dhe të përkeqësojë cilësinë e jetës tuaj. Për më tepër, pasi të ndryshoni dietën, pesha do të kthehet dhe madje mund të çojë në shtim të kileve./E.B-dritare.net

















