
Shëndeti mendor emergjencë/ Fëmijët po përkeqësohen, përfundojnë në spitale
Dritare.net
Një nga trashëgimitë më të rënda që ka lënë Covid-19 ka të bëjë me sektorin e shëndetit mendor, ku tani jemi përballur me situata të vazhdueshme emergjente me të cilat shërbimet dhe komuniteti nuk ishin mësuar. Gjithashtu në provincën e Cuneos në Itali, departamentet raportojnë një rritje të kërkesave prej 30%: shtrimet në spital për probleme që lidhen me abuzimin me alkoolin dhe drogën janë trefishuar, shtrimet për depresion dhe ankth janë dyfishuar.
"Situata është dramatike.”- thotë Francesco Risso, drejtor i Departamentit të Shëndetit Mendor të ASL Cn1.
"Kemi gjithnjë e më shumë të rinj të shtruar në spital, mes tyre edhe shumë të mitur, madje edhe mjekët pediatër tashmë janë organizuar për të përballuar problemin dhe për të rezervuar shtretër të dedikuar. Vetëm javën e kaluar, ne shtruam shtatë të mitur nga mosha 15 deri në 18 vjeç në tre pavijonet tona”./K.C/dritare.net

















