Sëmundja e Alzheimerit shfaqet dekada përpara simptomave, studiuesi: Ja 4 shenja paralajmëruese!
Dritare.net
Çdokujt mund t'i ndodhë që të ngrihet me idenë që të shkojë në kuzhinë për të marrë një gotë ujë dhe ta harrojë atë sapo të shkelë në dhomë. Megjithëse këto episode janë përgjithësisht shumë të zakonshme, është mirë t'i kushtoni vëmendje disa "kambanave të alarmit" që mund të tregojnë praninë e ndonjë problemi dhe në veçanti fillimin e Alzheimerit. Në këtë drejtim, Dr. Daniel Amen, një psikiatër dhe studiues nga Kalifornia, ka treguar 4 shenja që duhet t'u kushtoni vëmendje.
Shenja e parë që duhet t'i kushtohet vëmendje, thotë Dr. Amen, është përkeqësimi i kujtesës në 10 vitet e fundit:
"80% e njerëzve thonë se ndodh kështu dhe në këtë rast ka 80% mundësi që situata të vazhdojë të përkeqësohet.", thotë studiuesi.
Kambana e dytë paralajmëruese lidhet me gjykimin e dobët dhe impulsivitetin e lartë, që ndoshta do të thotë se “aktiviteti i lobeve tuaja ballore, apo i pjesës së trurit që ju mbikëqyr është duke u zvogëluar dhe kjo nuk është gjë e mirë.
Shenja e tretë është ulja e vëmendjes dhe lehtësia me të cilën dikush shpërqendrohet, por jo një gjendje si ADHD, por një përkeqësim progresiv.
Shenja e fundit është të qenit shpesh në humor të keq ose në depresion. Dr. Amen vuri në dukje disa sjellje që rrisin rrezikun e zhvillimit të demencës: obeziteti, energjia e ulët, disfunksioni erektil dhe pagjumësia kronike./K.C/dritare.net