Na ndiqni edhe në

Shëndet

Sa herë duhet t'i ndërrojmë dhe lajmë çarçafët na i tregojnë ekspertët!

Sa herë duhet t'i ndërrojmë dhe lajmë

BBC

Çarçafët dhe jastëkët janë vendi ku kalojmë një të tretën e jetës sonë. Por nëse do të shikoni më thellë, do të tmerroheni kur mësoni se në shtratin tuaj fshihen miliona baktere, kërpudha, merimanga dhe viruse. Fatkeqësisht, prania e tyre, shkakton alergji dhe astmë. Për shembull, në vitin 2013, studiuesit në Francë analizuan çarçafët e pacientëve në spital dhe zbuluan se ato ishin të mbushura me Staphylococcus, një bakter që zakonisht gjendet në lëkurën e njeriut.

Ky bakter mund të shkaktojë infeksione të lëkurës, puçrra, madje edhe pneumoni te pacientët me sistem imunitar të dobët.

“Edhe pse këto baktere janë zakonisht të padëmshme, ato mund të shkaktojnë sëmundje serioze nëse hyjnë në trup përmes plagëve të hapura, të cilat janë më të zakonshme në spitale”, thonë ekspertët.

Në vitin 2018, shkencëtarët në Universitetin e Ibadanit në Nigeri gjetën E. coli në rroba të palara, së bashku me baktere të tjera patogjene të njohura se shkaktojnë infeksione të traktit urinar, pneumoni dhe diarre. Ata zbuluan se ndërrimi i çarçafëve lëshonte grimca virale në ajër. Në vitin 2018, një punonjës i kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar u sëmur ndërsa ndryshonte shtratin e një pacienti.

Të paktën në vendet e zhvilluara, spitaleve u është dashur të ndërmarrin procedura rigoroze për të shmangur infektimin.

“Në spitale, ata lajnë liri në temperatura shumë të larta, gjë që vret shumicën e baktereve”, thotë David Denning, profesor i sëmundjeve infektive në MB.

Përjashtim bën C. difficile, një bakter që shkakton diarre, veçanërisht te njerëzit e moshuar. Sipas Denning, larja e çarçafëve mund të shkatërrojë deri në gjysmën e baktereve C. difficile por sporet e bakterit janë të vështira për t'u vrarë. Sigurisht, ka më shumë gjasa të gjeni baktere patogjene në rrobat e spitalit ku kanë fjetur pacientë të sëmurë sesa në rrobat e njerëzve të shëndetshëm.

Por, ç'të themi për jastëkët dhe çarçafët tuaj të zakonshëm në shtëpi?

Në vitin 2013, kompania amerikane Amerisleep zbuloi se këllëfi i jastëkëve përmbante rreth tre milionë baktere, 17,000 herë më shumë se ulësja e tualetit. Të gjithë jastëkët përmbanin kërpudha , veçanërisht speciet Aspergillus fumigatus, që zakonisht gjendet në tokë. Edhe nëse i pastrojmë, kërpudhat mund të mbijetojnë në temperatura deri në 50C dhe në çdo rast larja e jastëkëve mund t'i bëjë ato edhe më të lagështa, duke lejuar që kërpudhat të rriten më tej. Përveç larjes së çarçafëve, hekurosja gjithashtu redukton numrin e baktereve.

Pra, nëse larja e jastëkëve nuk ndihmon, a mund të bëjmë ndonjë gjë?

Sipas Denning, nëse nuk keni astmë, ose sëmundje të mushkërive ose sëmundje të sinusit, atëherë duhet të mendoni të ndërroni jastëkun tuaj çdo dy vjet. Si dhe të blini një jastëk të ri çdo tre deri në gjashtë muaj. Ndërkohë, kur bëhet fjalë për sa shpesh duhet të lani mbulesat e krevatit, shumica e ekspertëve rekomandojnë ta bëni një herë në javë.

Përveç larjes së çarçafëve, hekurosja gjithashtu redukton numrin e baktereve të lirit./M.K-dritare.net