
Reumatizma nuk ka shërim, por ja si mund të lehtësoni dhimbjet!
Dritare.net
Në emisionin Dritarja e Doktorit në Dritare TV, mjekja reumatologe Liljana Loci u shpreh se duhet treguar kujdes për medikamentet që merren pa kriter me besimin se do të përmirësojnë gjendjen e kockave, apo do të lehtësojnë dhimbjet.
“Ndodh që shumë të sëmurë në varësi të dhimbjeve, i vetëpërcaktojnë si reumatizëm dhe marrin këshilla nga të afërmit. Por, nuk bëhet fjalë për të marrë mjekime pa u konsultuar me mjekun. Marrja e suplementeve është bërë shumë e dëndur nga reklamimi i produkteve, ku shumë pacientë besojnë se pas marrjes së tyre do të shërohen nga sëmundja. Sëmundjet reumatizmale nuk kanë shërim, këto suplemete thjesht mund të letësojnë dhimbjet. Suplementet që ne marrim ndihmojnë lehtësimin e simptomave, por nuk shërojnë dhe as rikuperojnë dëmtimin që kocka ka pësuar.
Sëmundjet reumatizmale në bazë të tyre kanë dhimbjen si simptomë. Në rast se nuk do të kishte dhimbjen nuk do arrihej të jepte sinjale si patologji. Grupi i analgjezikëve, duke nisur nga paracetamoli, të cilin çdo i sëmur mund ta marri deri në takimin me mjekun. Më tej me këshillën e mjekut medikamentet e marra duhet të jenë të mirëpërcaktuara, pasi shpesh ato krijojnë efekte anësrore në kohezgjatje dhe në dozë.”, tha mjekja./K.C/dritare.net

















