Na ndiqni edhe në

Shëndet

Psikiatria Vita Sulaj: Nga stresi deri tek diabeti. Ja disa nga shkaktarët e demencës!

Psikiatria Vita Sulaj: Nga stresi deri tek diabeti. Ja disa nga shkaktarët

Mjekja psikiatre, Vita Sulaj, shefe e psikiatrisë për moshën e tretë në shërbimin psikiatrik kantonal në Brug-Zvicër, e ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV foli rreth sëmundjes së demencës për moshën e tretë, faktorët që e sjellin dhe si duhet trajtuar kjo sëmundje. Demenca përfshin humbjen graduale të kujtesës, rënien e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe probleme me komunikimin. Këto simptoma shkaktohen nga disa gjendje dhe çrregullime. Rreziku për zhvillimin e demencës rritet në mënyrë dramatike me moshën.

“Psikiatria e moshës së tretë mbi 65 vjeç, përveç sëmundjeve shumë të përhapura që vijnë me moshën shfaqen edhe sëmundje të tjera si demenca. Demenca është sëmundje tipike për psikiatrinë. Është shumë e veshtirë të kujdesesh për personat me demencë në shtëpi, pasi kërkojnë trajtim 24 orë në ditë, pasi është e vështirë t’i lësh vetëm. Në një kohë e humbasin edhe vetëdijen, duhet t’i mësosh t’i integrosh në jetën familjare.

Aktiviteti në punë është faktor që e sulmon demencën, pasi sa më shumë i zënë të jetë me punë dhe në aktivitet personi aq më pak është i riskuar të preket nga demenca. Kohët e fundit ka dalë një studim që është i diskutueshëm për një medikament për demencën, por shihet me skepticizëm, pasi u pa që ky medikament kushton shumë rreth 60 mijë franga në vit dhe kërkon ende studime nëse ky medikament është i duhuri pasi ka efekte anësore shumë të vështira. Por nga cilët faktorë shkaktohet demenca? Në moshën mbi 65 vjeç është normale që njeriu të ketë probleme me kujtesën. Kur të shfaqen këto probleme është mirë që të shkohet te mjeku, pasi sa më shpejt ta kapësh diagnozën aq më mirë është për trajtimin e sëmundjes. Stresi dhe depresioni çon në një demencë të mëvonshme, po ashtu edhe diabeti. Depresioni te mosha e tretë shfaqet më shumë me simptoma trupore”, u shpreh mjekja psikiatre Vita Sulaj./Xh/Xh/dritare.net