Pse smoothies nuk janë aq të shëndetshëm sa mendoni!
Dritare.net
Të gjithëve na pëlqen të shijojmë një smoothie në çdo kohë. Por cilat janë përfitimet shëndetësore?
Mirë për shëndetin e tretjes: fibrat në smoothie ushqejnë mikrobiomën tuaj të zorrëve;
Rregullimi i sheqerit në gjak: ndihmon gjithashtu në uljen e niveleve të glukozës në gjak;
Shëndeti i zemrës: flavanolet janë përbërës natyralë që janë të mirë për zemrën dhe shëndetin kognitiv. Ato gjenden në shumë fruta dhe perime, veçanërisht përbërësit klasikë të smoothie-ve si boronicat dhe luleshtrydhet
Por pse smoothi, mund të mos jenë aq të shëndetshëm sa mendoni?
Kur i përzieni frutat apo perimet, keni më shumë gjasa të hani më shumë sesa dëshiron ose ka nevojë trupi juaj. Plus, duhet të keni parasysh sheqerin tuaj në gjak, thotë Federica Amati, nutricionist.
“Për njerëzit që kanë kontroll të dobët të sheqerit në gjak, smoothi, ka të ngjarë të shkaktojnë një reagim të theksuar të sheqerit në gjak, dhe kjo është një arsye tjetër pse konsumimi i frutit është më i mirë. Kur bëjmë lëngje frutash, muret qelizore në fruta prishen, gjë që çliron sheqernat brenda. Kjo do të thotë që sheqeri mund të përthithet më shpejt në qarkullimin e gjakut”.
Një studim i fundit i kryer në Kore zbuloi se smoothie-i mesatar i shërbyer në kafenetë e vendit përmbante ekuivalentin me 13 lugë çaji sheqer.
“Disa smoothi të blera në dyqan mund të përpunohen minimalisht, por shumë produkte përmbajnë emulsifikues, sheqerna dhe ëmbëlsues të shtuar, si dhe ngjyrues dhe aromatizues artificialë. Pra, si gjithmonë, është mirë të kontrolloni etiketën”.
A mund t'ju ndihmojnë smoothies të humbni peshë?
Përgjigja, është jo.
“Smoothies shpesh tregtohen si një mjet i shpejtë për humbje peshe, por nuk është kështu”, thotë Dr Amati.
Dietat e bazuara në smoothie dhe të ashtuquajturat detoksike shpesh ju këshillojnë të zëvendësoni një vakt me një pije. Por, mjekja paralajmëron, kjo funksionon vetëm nëse ju vë në një deficit kalori (duke konsumuar më pak kalori sesa trupi juaj djeg)./M.K-dritare.net