Na ndiqni edhe në

Shëndet

Pse është e rrezikshme të pish alkool në avion!

Pse është e rrezikshme të pish alkool në avion!

Të shijosh një gotë alkooli në avion nuk është aspak një ide e mirë për shëndetin. Studimi i fundit tregoi sesi lartësia e madhe ul oksigjenin në gjak dhe rrit rrahjet e zemrës gjatë gjumit.

Eksperimenti u zhvillua mes vullnetarëve të shëndetshëm të moshës 18-40 vjeç. Gjysma prej tyre flinin në kushte normale atmosferike ndërsa gjysma tjetër në një dhomë që kishte kushtet e presionit të një kabine avioni në lartësinë e 2.438 metra mbi nivelin e detit). Brenda secilit grup, gjysmës iu kërkua të pinin një sasi të moderuar alkooli menjëherë para se të shkonin në shtrat, ndërsa gjysma tjetër flinte pa pirë.

Niveli i oksigjenit në gjak është matur me pulsoksimetër: niveli "i mirë" është mbi 95%, niveli nën 90% konsiderohet i ulët dhe shqetësues.

Rezultatet e studimit treguan se njerëzit që flinin në kushte normale atmosferike regjistruan matje normale të oksigjenit në gjak, megjithëse rrahjet e zemrës së tyre u rritën pak gjatë natës që pinin alkool.

Ata që kishin fjetur në dhomën që simulonte lartësinë e madhe e kishin nivelin e oksigjenit në gjak 88% e cila ra në 85% pas pirjes së alkoolit. Rritmi i zemrës te këta persona, ishte shtuar.

Natyrisht, kampioni i studimit ishte i vogël dhe vullnetarët flinin në një pozicion të shtrirë dhe kjo zakonisht e mundur vetëm në fluturime për klasin e parë, kështu që është e paqartë nëse të njëjtat rezultate do të shfaqen për ata që pinë alkool në avion dhe flenë ulur.

Fakti që bie në sy është se studimi është bërë me njerëz të shëndetshëm: alkooli gjatë fluturimit mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për ata me shëndet më të dobët kardiovaskular, ose për të moshuarit. Për më tepër, një pjesë e njerëzve që nuk konsumojnë rregullisht alkool shpeshherë pinë në avion për të mposhtur frikën.

Pse është e rrezikshme të pish alkool në avion!

“Mund të jetë e dobishme të shqyrtohet mundësia e ndryshimit të rregulloreve për të kufizuar aksesin ndaj pijeve alkoolike në bordin e avionëve ose të paktën të sigurohet që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e mundshëm”.

Urgjencat mjekësore në aeroplan janë mjaft të rralla (që ndodhin rreth një herë në 604 fluturime, sipas një studimi të vitit 2018), por 7% e tyre lidhen me problemet kardiovaskulare./L.F-dritare.net