
Mjekja kardiologe Engjëllushe Hasani e ftuar në emisionin Dritarja e Doktorit tregoi se sa herë duhet ta matim tensionin dhe pse duhet t’u bëjmë edhe fëmijëve kontrolle për të parë nëse kanë hipertension apo jo.
“Çdo shtëpi duhet ta ketë një aparat tensioni. Në ditët që po jetojmë që themi se po rriten rastet dhe që po ulet mosha, duhet të matet tensioni. Shtetet e mëdha kanë kontrolle bazë edhe për moshat fëmijërore. Ata e kanë filluar ta bëjnë te mosha 14-30 vjeç për të shmangur problemet kardiake. Sepse te fëmijët rreth 13 për qind e tyre zhvillojnë hipertension. Sepse hipertensioni në 85-90% të rasteve vjen nga probleme të panjohura, dhe 5% nga probleme renovaskulare. Dhe sa më shpejt ta kapim aq më mirë është për individin. Ne e dimë rrethin tonë familjar, nëse kemi familjarë që kanë filluar tensionin në moshë të hershme duhet të jemi pak më të kujdesshëm për ta matur. Unë them që 1 herë në vit duhet të bëjnë një kontroll te mjeku i familjes dhe të bëjnë matje tensioni. Jo gjithmonë një numër i lartë tensioni duhet të shkojë drejt mjekimit, por nëse kapim njëherë një shifër mbi 14 me 9, duhet bërë kujdes, kontrolle të herëpashershme dhe matje më të shpeshtë.”, thotë mjekja./K.C/dritare.net

















