Na ndiqni edhe në

Shëndet

Pse djersini shumë dhe a duhet të shqetësoheni?

Pse djersini shumë dhe a duhet të shqetësoheni?

Jeni nga ata njerëz që djersini shumë? Epo jeni në vendin e duhur. Dritare.net do t'ju tregojë në këtë artikull shkaqet pse djersini shumë dhe a duhet të shqetësoheni.

Djersitja e tepërt ndryshe quhet hiperhidroza, ose polihidrozë apo sudorrea. Djersitja mund të prekë vetëm një zonë specifike, për shembull duart, ose tërë trupin. Kjo gjendje mund të ndodhë për shkak të ndonjë sëmundjeje, ose edhe nuk ka ndonjë shkak të njohur.

Hiperhidroza idiopatike parësore: "Idiopatik" do të thotë me shkak të panjohur. Në shumicën e rasteve, hiperhidroza është e lokalizuar.

Hiperhidroza sekondare: Personi djersitet shumë për shkak të një gjendjeje themelore shëndetësore, të tilla si mbipesha, menopauza, tumor, helmimi nga merkuri, diabeti mellitus, ose hipertiroidizmi (gjëndra tepër aktive e tiroides), informon dritare.net

Pse djersini shumë dhe a duhet të shqetësoheni?

Për disa, simptomat e hiperhidrozës janë aq të rënda saqë bëhen të sikletshme, duke shkaktuar parehati dhe ankth. Për fat ekzistojnë disa trajtime për këtë gjendje. Sfida më e madhe në trajtimin e hiperhidrozës është numri i konsiderueshëm i njerëzve që nuk kërkojnë këshilla mjekësore, qoftë për shkak të sikletit ose sepse ata nuk e dinë që ekziston një trajtim efektiv.

Shenjat dhe simptomat e hiperhidrozës mund të përfshijnë:

Pëllëmbët e butë ose shumë e lagësht

Thembra të buta ose të lagështa

Djersitje e shpeshtë

Djersitje e dukshme që del mbi rroba.

Pse djersini shumë dhe a duhet të shqetësoheni?

Si pasojë e djersitjes së tepërt, ata mund të kenë edhe irritim, dhimbje në lëkurë, që shkaktohen nga infeksionet kërpudhore ose bakteriale. Shumë prej njerëzve që kanë problemin e djersitjes së tepërt, tentojnë të mos kenë kontakt me njerëzit e tjerë pasi ndihen në siklet, dhe ndonjëherë kjo gjë çon në depresion. Por tani, nuk keni pse të ndiheni më në siklet, nëse ndiqni këshillat e mjekëve.

Pse djersini shumë dhe a duhet të shqetësoheni?

Sugjerohet që t'i ndërroni rrobat shumë shpesh, të fshiheni ose laheni në zonat që djersini shumë, vendosni një pecetë nën sqetull, vishni rroba të gjëra dhe mundësisht në ngjyrë të errët./K.C/dritare.net