Na ndiqni edhe në

Shëndet

Provo dietën e lëngjeve, perfekte për në verë

Provo dietën e lëngjeve, perfekte për në verë

Vera është padyshim një sezon ideal për të humbur peshë dhe të pastroni organizmin. Dieta e lëngjeve, për shembull është perfekte për të patur lëngje sa më tepër në trup duke përfituar nga frutat e freskëta të sezonit.

Mos u gënjeni nga emri, dieta e lëngjeve, është thjesht një mënyrë të thëni, por nuk do të pini vetëm frape dhe të mos konsumoni asgjë tjetër.

Si funksionon dieta e lëngjeve!

Dieta e lëngjeve është një lloj diete për të pastruar organizmin, që do t’ju lejojë të humbisni deri në 4 kg, por kjo nuk do të thotë që do të vdisni nga uria. Mëngjesi i juaj gjatë këtij regjimi dietik për t’u ndjekur për 3 javë, do të jetë e përberë:
1 gotë kos
1 panine integrale
Ndërsa snack do të zëvendësohet me një frut të freskët pa sheqer. Dreka do jetë një pjatë me supe me perime e shoqëruar me 30 g bukë dhe 150 g peshk të bërë në avull ose një pjatë me supë drithërash me 50 g djathë, me pak perime dhe një frut etj. Në darkë pini një lëng të mirë frutash dhe perimesh./K.C/dritare.net