Ekzistojnë më shumë se 200 nëntipe të sëmundjes së demencës. Por studiuesit kanë zbuluar se, konfuzioni dhe humbja e kujtesës mund të trajtohen. Kleçka është që ta dallosh atë.
Kur John Abraham filloi të humbasë kujtesën në fund të vitit 2019, familja e tij menjëherë u frikësua nga më e keqja. Abrahami kishte gëzuar shëndet të plotë gjatë gjithë pensionit, por tani në moshën 80 vjeçare ai papritmas e gjeti veten në vështirësi për të përfunduar fjalitë.
"Doja të flisja me njerëzit dhe papritmas fjala e fundit nuk më vinte në mendje", kujton ai. "Supozova se kjo ishte thjesht një tipar i plakjes dhe po gjeja mënyra për ta kaluar atë."
Por brenda disa javësh filluan të zhvilloheshin sjellje të çrregullta të mëtejshme. Familja e Abrahamit e kujton atë shpesh tek sa binte në gjumë në mes të një bisede,ose ai ndonjëherë bërtiste duke bër komente të çuditshme në publik dhe gjatë natës zgjohej çdo 15 minuta, ndonjëherë edhe duke halucinuar.
Për djalin e tij Steve, diagnoza dukej e pashmangshme, ajo nga e cila tremben të gjitha familjet. "Isha i bindur që babai im kishte sklerozën e trurit", thotë ai. "Ajo që nuk mund të besoja ishte shpejtësia me të cilën po ndodhte e gjitha. Ishte si demencë në steroide. ”
Demenca është një çrregullim i pakthyeshëm dhe progresiv i trurit, që shkatërron ngadalë memorien dhe aftesitë e të menduarit, po ashtu dhe në vazhdimësi edhe aftësinë e te kryerit qoftë dhe veprimet me te thjeshta te përditshme.
Demencia nuk është vetëm një sëmundje, ajo ka më shumë se 200 nëntipe të ndryshme. Gjatë dekadës së fundit, neurologët janë interesuar për një nëntip të veçantë, të njohur si demenca autoimune. Në këtë gjendje, simptomat e humbjes së kujtesës dhe konfuzionit janë rezultat i inflamacionit të trurit të shkaktuar nga antitrupa mashtrues. Ç'është e rëndësishmja, kjo do të thotë që ndryshe nga pothuajse të gjitha format e tjera të demencës, në disa raste ajo mund të shërohet, dhe neurologët specializantë janë bërë gjithnjë e më të aftë si në zbulimin, ashtu edhe në trajtimin e saj.
Abrahami iu nënshtrua një trajtimi të quajtur shkëmbim plazmatik. Ndikimi ishte pothuajse i menjëhershëm. "Për mua shkaktoi një transformim të plotë, në një ose dy ditë," thotë ai. "Familja ime hyri për të më parë në spital dhe ata më panë me habi."
Përmirësime të tilla dramatike shpesh raportohen sa më shpejt që fillon trajtimi, i cili gjithashtu mund të përfshijë imunoterapi të tjera. "Pacientët mund të shkojnë nga të qenit në një shtëpi pleqsh, të paaftë për të komunikuar, të kthehen në punë, të jenë në gjendje të ngasin makinën përsëri", thotë Eoin Flanagan, një neurolog në Klinikën Mayo në Rochester, Minesota.
"Shumë pacientë të moshës mbi 60 vjeç diagnostikohen gabimisht", thotë Flanagan. "Ky është një shqetësim sepse nëse i humbisni këto raste, po i kryeni ato në një kurs të supozuar neurodegjenerues kur ata mund t'i përgjigjen imunoterapisë dhe simptomat e tyre të kurohen".
Por demenca autoimune është gjithashtu një ilustrim i një trendi më të gjerë. Gjatë 15 viteve të fundit, sëmundjet e shërueshme janë identifikuar në të gjithë një spektër të tërë sëmundjesh neurologjike nga epilepsia te skleroza e shumëfishtë dhe psikiatria, të gjitha këto të shkaktuara nga antitrupat që lidhen me pjesë të ndryshme të trurit dhe të sistemit nervor qendror./Përkthyer nga The Guardian/M.T/dritare.net