Na ndiqni edhe në

Shëndet

Po, mund të keni Covid-19 dhe grip në të njëjtën kohë. Ja se çfarë mund t'i bëjë trupit infektimi i dyfishtë!

Po, mund të keni Covid-19 dhe grip në të njëjtën

"Çdo kush mund të infektohet me grip dhe Covid-19 në të njëjtën kohë dhe kjo mund të jetë katastrofike për sistemin tuaj imunitar", tha Dr. Adrian Burrowes, një mjek në Florida.

Në fakt, infektimi me njërën prej tyre, mund t'ju bëjë më të rrezikuar për t'u prekur edhe nga sëmundja tjetër, tha epidemiologu Dr. Seema Yasmin.

"Nëse sëmureni me grip, apo sëmundje të tjera të frymëmarrjes, trupi juaj dobësohet. Sistemi imunitar është më i dobët, ndaj ju jeni më pak të mbrojtur nga një infektim i dytë. Kështu shanset për t'u prekur rriten më shumë", tha Yasmin.

Si Covid-19 edhe gripi mund të sulmojnë mushkëritë, duke shkaktuar pneumoni, informon dritare.net.

Gjithashtu ato dobësojnë zemrën, trurin dhe muskujt. Dhe të infektohesh njëkohësisht, me të dyja sëmundjet, rrit akoma më shumë rrezikun e efekteve afatgjata të këtyre sëmundjeve infektive, informon dritare.net.

Të dy viruset së bashku janë më të dëmshëm për mushkëritë dhe shkaktojnë më shumë probleme në frymëmarrje. Kjo nuk do të thotë se mushkëritë ndalojnë së funksionuari. Kjo do të thotë që mushkëritë nuk mund të marrin oksigjenin e nevojshëm në gjak. Dhe kjo është e rrezikshme.

Po, mund të keni Covid-19 dhe grip në të njëjtën

Si mund ta di nëse kam Covid-19 ose grip (ose të dy)?

Simptomat e gripit dhe Covid-19 janë mjaft të ngjashme, kështu që është e vështirë t'i dallosh. Si gripi, ashtu edhe Covid-19 mund t’ju ​​japin ethe, kollë, gulçim, lodhje, dhimbje fyti, dhimbje trupi.

Disa njerëz mund të kenë të vjella dhe diarre, megjithëse kjo është më e zakonshme tek fëmijët sesa tek të rriturit. Por ndryshe nga gripi, Covid-19 mund të shkaktojë humbje të shijes ose nuhatjes. Ajo që bën diferencën, mes gripit dhe Covid-19, është radha e shfaqjes së simptomave.

Si mund ta shmang infektimin e dyfishtë?

Mbaj maskë dhe distancë fizike.

"Me sezonin e gripit pranë, masa të tilla paraprake mund të "na mbrojnë dyfish nga të dy ato viruse", tha Yasmin, informon dritare.net.

Dhe kjo është vërtetuar më së miri në Hemisferën Jugore, ku sezoni i dimrit dhe gripit po përfundon. Disa vende kanë raportuar numër jashtëzakonisht të ulët të personave infektuar me grip, pasi rregullat bazë, maskë plus distancë, kanë dhënë një efekt pozitiv.

Në Australi, numri i rasteve konfirmuar me grip, nga ra nga 61,000 në gusht të 2019 në 107 raste, këtë gusht.

Po, mund të keni Covid-19 dhe grip në të njëjtën

Vaksina e gripit, është një armë e fortë për t'u mbrojtur nga virozat e stinës. Edhe nëse më vonë do të prekeni nga gripi, simptomat do të jenë shumë herë më të lehta.

Dhe meqenëse asnjë vaksinë Covid-19 nuk është ende në dispozicion, masat paraprake për t'u mbrojtur nga gripi ju mbrojnë njëkohësisht edhe nga Covid-19.

Pediatrit thonë se është e rëndësishme që fëmijët nga 6 muajsh të vaksinohen kundër gripit para tetorit./L.F-dritare.net