
Për një lëkurë të pastër, përdorni maskën me kastravec!
E Shtunë 16 Maj 2020, 12:12
Dritare.net
Ndërsa temperaturat rriten, duhet të kemi parasysh që duhet të kujdesemi për lëkurën. Lëkura e fytyrës është ajo më delikatja, prandaj duhet të bëjmë sa më shumë kujdes.
Ne të dritare.net ju sugjerojmë një nga maskat më të mira dhe efektive.
Bëhet fjalë për maskën me kastravec. Kastraveci ka veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në irritimet e lëkurës e sidomos të syve.
Është shumë e thjeshtë edhe në përgatitje kjo maskë. Presim hollë kastravecin dhe e mbulojmë fytyrën me të.
Nuk duhet ta lani fytyrën pas, kësaj maske, është e këshillueshme të aplikohet çdo ditë.
Nëse vërtet e bëni çdo ditë këtë maskë, do të shikoni rezultate shumë të mira./E.B-dritare.net

















