
Paralajmërim i OBSH-së: Pandemia e ardhshme po troket në derë, përgatituni!
Dritare.net
Organizata Botërore e Shëndetësisë po jep alarmin, duke vënë në dukje se pandemia e ardhshme po troket në derë.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve të zbatojnë reformat e nevojshme për t'u përgatitur për pandeminë e ardhshme dhe të respektojnë angazhimet e mëparshme për të rritur fondet për agjencinë e OKB-së.
Duke iu drejtuar asamblesë vjetore të OBSH-së në Gjenevë nga 21 deri më 30 maj, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte koha për të shpejtuar negociatat që synojnë parandalimin e pandemisë së ardhshme.
“Ne nuk mund ta shtyjmë atë," tha ai, duke paralajmëruar se pandemia e ardhshme "është e detyruar të trokasë në derë".
"Nëse ne nuk i bëjmë ndryshimet që duhen bërë, atëherë kush do t'i bëjë? Dhe nëse nuk i bëjmë tani, kur?" tha ai.
Asambleja dhjetëditore e OBSH-së përkon me 75-vjetorin e themelimit të saj dhe do të diskutojë problemet globale të shëndetit, përfshirë pandemitë e ardhshme. 194 vendet anëtare po negociojnë reforma që përcaktojnë detyrimet e tyre në rast të një kërcënimi ndërkombëtar shëndetësor dhe po punojnë për një traktat më të gjerë pandemik që pritet të ratifikohet vitin e ardhshëm.
“Angazhimi i kësaj gjenerate për marrëveshje për pandemitë është i rëndësishëm sepse ky është brezi që testoi se sa i tmerrshëm mund të jetë një virus i vogël”, tha kreu i OBSH-së./K.C/dritare.net

















