Na ndiqni edhe në

Shëndet

Objekti në shtëpi që zbulon demencën dhe i huton pacientët! 

Objekti në shtëpi që zbulon demencën dhe i huton
Rimodelimi i dhomave në shtëpi mund të ketë një ndikim serioz te njerëzit me demencë. Në faqen zyrtare të Sistemit Shëndetësor Britanik (NHS), tregohet se si faqosja dhe objektet mund të 'luajnë' me kujtesën e zbehur, konfuzionin dhe vështirësinë në të mësuar dhe përshtatur që karakterizon njerëzit me këtë çrregullim. “Ndërsa ndryshimet e mëdha në shtëpi brenda natës nuk rekomandohen, ka gjëra të thjeshta që mund të bëni që do ta ndihmojnë dikë me demencë të ruajë pavarësinë në shtëpi.”, thuhet në të.

Objekti në shtëpi që zbulon demencën dhe i huton

NHS thekson se pasqyrat dhe sipërfaqet e tjera reflektuese mund të shkaktojnë konfuzion për njerëzit me demencë, duke rekomanduar që ato të mbulohen ose hiqen dhe të hiqen perdet kur kushtet e ndriçimit lejojnë reflektimin në xham. Arsyeja për këtë është paaftësia e personave me demencë për të kuptuar se po shohin reflektimin e tyre, si pasojë ndihen të kërcënuar nga “i huaji” i cili u shfaq papritur pranë tyre, reagojnë keq dhe nuk mund të qetësohen. Frika nga pasqyrat, thonë ekspertët, mund të jetë një nga arsyet që disa të moshuar me demencë refuzojnë të bëjnë dush.
Këshilla të dobishme!
-Hiqni pasqyrat e panevojshme, si ato në dhomën e tyre dhe çdo pasqyrë dekorative përreth shtëpisë.
-Kthejini në anën tjetër pasqyrat që qëndrojnë në këmbë dhe mbulojini ato në mur.
-Ju mund t'i fshihni pasqyrat me postera që përshkruajnë subjekte të qeta si peizazhe natyrore, sigurisht jo modele dhe vija të theksuara, pasi ato mund të shkaktojnë konfuzion dhe çorientim./K.C/dritare.net