Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ekspertja zbulon: Detoksi i dopaminës mund t’ju ndihmojë të ndaloni së menduari tepër!

Ekspertja zbulon: Detoksi i dopaminës mund t’ju ndihmojë të

Mendimi i tepërt çon në hezitim dhe stres, duke e bërë jetën më të komplikuar se ç’duhet të jetë.

Por, sipas neuroshkencëtares Dr. Sylvia Mercer, shumica e njerëzve e shpërfillin këtë fakt, duke e lejuar të shndërrohet në dyshime të vazhdueshme ndaj vetes, shanse të humbura dhe marrëdhënie të tendosura.

Në një intervistë të fundit, Dr. Mercer me mbi 25 vite përvojë në fushën e neuroshkencës shpjegon se të menduarit e tepërt nuk është thjesht një zakon, por një proces i thellë që ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e trurit.

"Kur të menduarit e tepërt merr kontrollin, ai ndikon në çdo aspekt të jetës tënde nga marrëdhëniet, te karriera, kujdesi për veten dhe qetësia mendore” – thekson ajo.

Kur truri bëhet peng i vetes

Sipas Dr. Mercer, ata që mendojnë shumë shpesh përballen me:

Paralizë vendimmarrjeje nga analiza e tepërt;

Riluajtje të vazhdueshme të bisedave në mendje;

Shqetësim të përhershëm për mendimin e të tjerëve;

Dyshim ndaj vetes dhe humbje mundësish;

Mungesë qetësie, edhe kur përpiqen të relaksohen.

Ky cikël, thotë ajo, nuk është faj personal:

“Nëse reagoni tepër ndaj të tjerëve, nëse humori juaj varet nga reagimet e tyre apo nëse analizon çdo detaj nuk është faji juaj. Është mënyra si mendja juaj është mësuar t’ju mbrojë.”

Pse meditimi dhe ditari nuk mjaftojnë

Dr. Mercer shpjegon se edhe teknikat e zakonshme si meditimi, afirmimet pozitive apo mbajtja e një ditari, nuk japin rezultat afatgjatë.

“Këto mënyra ndihmojnë për pak çaste, por nuk e zgjidhin shkakun rrënjësor të mendimit të tepërt,”- thotë ajo.

Në shumë raste, shton Mercer, këto praktika mund të kthehen në vetë burim ankthi duke e bërë personin të analizojë edhe mënyrën se si po përpiqet të qetësohet.

Lidha mes dopaminës dhe të menduarit të tepërt

Kërkimet e fundit kanë treguar se të menduarit e tepërt ndikon në ekuilibrin e dopaminës, hormonit që lidhet me motivimin dhe ndjesinë e shpërblimit.

Kur nivelet e dopaminës janë të pabalancuara, truri kërkon lehtësim të menjëhershëm, duke u varur nga shpërqendrime të shpejta si rrjetet sociale, videot apo ushqimet e shpejta.

Kjo krijon një cikël të pafund shpërqendrimi dhe stresit, ku truri shmang përballjen me problemet reale.

Zbulimi i detoksifikimi 5-minutësh i dopaminës

Gjatë kërkimeve të saj, Dr. Mercer hasi në një program të ri të quajtur “Mindway”, i cili sipas saj ka sjellë ndryshime të dukshme te njerëzit që vuajnë nga të menduarit e tepërt.

Programi ofron një plan të personalizuar për të rivendosur ekuilibrin e dopaminës dhe për të ndaluar ciklin e mendimeve të panevojshme.

“E quaj ‘detoksifikimi 5-minutësh i dopaminës’. Brenda pak ditësh, klientët e mi raportuan më pak stres, më shumë vetëbesim dhe qartësi në vendimmarrje,” – tregon Dr. Mercer.

Rezultatet, sipas saj, kanë qenë të jashtëzakonshme: njerëzit ndihen më të qetë, më produktivë dhe më të sigurt në përballjen me sfidat e përditshme.

“Mos më beso mua provoje vetë”

Në përfundim, Dr. Mercer thekson se të menduarit e tepërt nuk është dobësi, por një reagim i trurit ndaj stresit dhe pasigurisë.

“Në momentin që mëson si ta rivendosësh ekuilibrin e dopaminës, ti çlirohesh nga ai cikël. Mos i merr fjalët e mia si të mirëqena provoje vetë,” – përfundon ajo.

Përkthyer nga Dritare.net, marrë nga Health Insider.