Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ndryshim historik në rregulloren e vaksinimit. Shkencëtarët: Mos i besoni më CDC!

Ndryshim historik në rregulloren e vaksinimit. Shkencëtarët: Mos

Një grup këshillimor pranë Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka vendosur të ndryshojë rregulloren që ka qenë në fuqi për më shumë se 30 vjet: rekomandimi universal që të gjithë të porsalindurit të marrin vaksinën kundër Hepatitit B menjëherë pas lindjes është hequr.

Në vend të kësaj, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeveka votuar (8–3) që për fëmijët e lindur nga nëna që rezulton negative për virusin, vendimi për vaksinim të jetë në dorë të prindërve — duke bërë vaksinimin jo më domosdoshmëri për të gjithë, por një vendim që bëhet vetëm në konsultim me mjekun. Një dozë mund të jepet më vonë — jo përpara moshës 2 muajsh — sipas rekomandimeve të reja.

Ky ndryshim është përshkruar si “masë radikale” dhe ka nxitur reagime të forta nga komuniteti mjekësor dhe shëndetësor. Shumë pediatër dhe epidemiologë paralajmërojnë se heqja e vaksinimit universal mund të rrisë rrezikun e infeksioneve me Hepatitit B, sëmundjeve të mëlçisë kronike, dhe rasteve të mundshme të kancerit të mëlçisë — sëmundje që më parë ishin bërë më të rralla falë vaksinimit që fillonte menjëherë pas lindjes.

Në reagimet e tyre, organizata për mbrojtjen nga Hepatitit B theksojnë se dëmtimi më i madh do të jetë te mbrojtja e fëmijëve dhe se nuk ka të dhëna të reja që të justifikojnë këtë ndryshim. Sipas tyre, vaksinimi universal që nga lindja plus seria e plotë e tre doza mbetet “rruga më e sigurt për të parandaluar infeksione dhe ruajtur jetë.”

Ky vendim duhet të miratohet prej drejtorit të CDC që të hyjë zyrtarisht në fuqi. Ndërkohë, shumë mjekë e shohin si kthim pas për sigurinë kolektive dhe paralajmërojnë prindërit që të mos marrin si vendim por të konsultohen me profesionistë shëndetësorë para se të vendosin për vaksinimin e foshnjës./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)