Na ndiqni edhe në

Shëndet

Mënyra natyrale për të hequr skuqjen nga dielli

Mënyra natyrale për të hequr skuqjen nga dielli

Skuqja nga dielli është një problem shqetësues për shumë njerëz. Nëse edhe ju jeni viktimë e skuqjes nga dielli duhet të dini se cilat janë produktet natyrale që mund t'jua heqin. Shumë njerëz mundohen që gjejnë produkte të ndryshme që të shpëtojnë nga ngjyra e kuqe e lëkurës së tyre, por tani ju do të mësoni cilat janë mënyrat e duhura natyrale për ta hequr skuqjen.

1-Bëni kompresa me akull dhe ujë të ftohtë

2-Lëngu i Aloe Verës është shumë efektiv për shumë sëmundje të lëkurës, po gjithashtu edhe për skuqje. Është më mirë të vendosni direkt lëngun e Aloe Verës se sa produktet që e përmbajnë atë.

Mënyra natyrale për të hequr skuqjen nga dielli


3-Aplikoni sodë buke me lëng trëndafili. Kjo është një nga mënyrat më efektive për heqjen e skuqjes nga dielli. Kjo përbërje heq menjëherë skuqjen si dhe djegien.

4-Vendosni pudër të bardhë. Pudra është shumë e mirë për lëkurën për gjatë ditëve të verës. Ju duhet të gjeni pudër të standartit të lartë pasi pudrat me cilësi të ulët mund të krijojnë shqetësime të mëdha.

5-Aplikoni qumësht të ftohtë. Vendosni qumështin e ftohtë në lëkurë me një pambuk 8-10 herë dhe do të jetë shumë qetësuese për lëkurën tuaj.

Mënyra natyrale për të hequr skuqjen nga dielli

6-Vendsoni lëng portokalli dhe pjesën e bardhë të vezës. Duhet të dini se lëngu i portokallit dhe veza krijojnë një efekt magjik për të përmirësuar lëkurën tuaj të skuqur dhe të djegur. Përzijini të dyja këto produkte dhe vendoseni në lëkurë. Kjo është një nga metodat më të njohura për skuqjen e lëkurës nga dielli. Ju duhet ta hiqni këtë përbërje më pas me ujë të ftohtë.

7-Fetat e frutave. Ndani feta mollash, portokalli dhe rrush dhe përzijini dhe pak mjaltë. Vendoseni këtë përbërje në lëkurë. Kjo është një nga mënyrat më efektive për të hequr skuqien nga dielli./K.C/dritare.net