Na ndiqni edhe në

Shëndet

Meningjiti B godet të rinjtë në Britani, autoritetet japin alarmin

Meningjiti B godet të rinjtë në Britani, autoritetet japin

Meningiti B është u shfaq pas një shpërthimi rastesh në Kent, ku dy persona kanë humbur jetën, ka konfirmuar agjencia shëndetësore e qeverisë britanike.

Një nxënëse 18-vjeçare në Faversham, e identifikuar si Juliette, dhe një student 21-vjeçar në Universitetin e Kent kanë ndërruar jetë nga infeksioni. 11 persona të tjerë ndodhen në spital.

Çfarë janë meningjiti dhe meningjiti “invaziv”?

Meningjiti është një infeksion i membranave mbrojtëse që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore.

Mund të prekë këdo, por është më i zakonshëm te foshnjat, fëmijët e vegjël, adoleshentët dhe të rinjtë. Mund të jetë shumë serioz nëse nuk trajtohet shpejt.

Shkaku i infeksionit – bakterial apo viral – mund të përcaktohet përmes analizave.

Meningjiti bakterial është më i rrallë, por më i rrezikshëm se ai viral. Ai mund të çojë në helmim të gjakut (sepsis) dhe të ndikojë në tru. Ky infeksion akut dhe i rëndë quhet meningjit invaziv. Do të thotë që infeksioni ka hyrë në qarkullimin e gjakut ose në mbështjellëset e trurit. Të dy personat që kanë vdekur nga shpërthimi në Kent besohet të kenë qenë mes moshës 18 dhe 21 vjeç.

Meningjiti B është shkaku kryesor i rasteve të sëmundjes meningokoksike në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin më të fundit të plotë 2024–2025, janë regjistruar 378 raste të meningjitit invaziv, sipas të dhënave zyrtare.

A ekziston vaksinë kundër meningjitit?

Dy vaksina mbrojnë nga shkaqet kryesore të meningjitit dhe septicemisë. Vaksina MenACWY ofron mbrojtje kundër katër tipeve të baktereve (A, C, W dhe Y) dhe u jepet adoleshentëve rreth moshës 14 vjeç.

Vaksina MenB ndihmon në mbrojtjen kundër bakterit të grupit B dhe rekomandohet për foshnjat në moshën 8 javëshe, me një dozë të dytë në 12 javë dhe një dozë përforcuese në moshën njëvjeçare. Meningjiti mund të shfaqet edhe si komplikacion i infeksioneve të tjera, ndaj vaksina të tjera gjithashtu ndihmojnë në mbrojtje.

Vaksina “gjashtë-në-një” për fëmijët e vegjël mbron nga difteria, tetanosi, kolla e mirë, hepatiti B, poliomieliti dhe Haemophilus influenzae tip b.

Vaksina pneumokokike mbron foshnjat nga infeksione serioze, përfshirë meningjitin.

Vaksina (që zëvendësoi MMR në janar 2026) mbron nga fruthi, shytat, rubeola dhe lia e dhenve. Në përgjithësi, duhen disa javë që vaksinat të japin mbrojtje të plotë dhe disa kërkojnë doza përforcuese.

Pse adoleshentët nuk vaksinohen kundër MenB?

Vaksina MenB u shtua në programin kombëtar të vaksinimit në NHS për foshnjat e lindura pas 1 korrikut 2015. Kjo do të thotë që adoleshentët e sotëm nuk kanë pasur mundësi ta marrin atë.

Foshnjat vaksinohen sepse janë më të rrezikuara nga infeksionet invazive dhe kanë më pak aftësi për t’i luftuar ato.

Megjithatë, studimet tregojnë se vaksina MenB nuk ndikon shumë në përhapjen e infeksionit nga një person te tjetri, nuk mbulon të gjitha variantet e bakterit dhe nuk jep mbrojtje afatgjatë.

Për këtë arsye, ekspertët kanë vendosur se nuk është ekonomikisht e arsyeshme të ofrohet për adoleshentët dhe NHS nuk ka program shtesë për ta. Disa prindër zgjedhin ta bëjnë vaksinimin privat për fëmijët e tyre.

Cilat janë shenjat e meningjitit?

Simptomat mund të shfaqen papritur dhe përfshijnë:

Temperaturë të lartë të papritur
Dhimbje koke të forta
Qafë të ngurtë
Të vjella dhe diarre
Dhimbje muskujsh dhe kyçesh
Ndjeshmëri ndaj dritës
Duar dhe këmbë shumë të ftohta
Konvulsione
Konfuzion
Përgjumje ekstreme
Një shenjë e rëndësishme është edhe një skuqje që nuk zhduket kur shtypet me gotë.

Si përhapet meningjiti?

Disa njerëz mbajnë bakterin në hundë ose fyt pa u sëmurë, por e përhapin përmes pështymës – kollë, teshtitje, puthje apo ndarje enësh. Mund të përhapet edhe nga persona të sëmurë, por kjo është më e rrallë.

Shpërthimet janë të rralla, por mund të ndodhin në ambiente me shumë njerëz, si universitete apo klube.

Si mund të parandalohet përhapja?

Mënyra më e mirë është dhënia e antibiotikëve për personat që mund të kenë qenë në kontakt./L.F-dritare.net