Lëngu i kumbullës, ky ilaç bimor që do t’ju habisë
E Martë 24 Shtator 2024, 21:09
Dritare.net
Fruti i kumbullës dhe lëngu i saj është përdorur në mjekësinë popullore për mijëra vjet duke trajtuar një sërë sëmundjesh dhe shqetësimesh te njerëzit.
Lëngu i këtij fruti magjik dhe shumë të shijshëm është përdorur për tensionin e lartë të gjakut, ethet, kapsllëkun dhe verdhëzën.
Kumbullat janë të pasura me fibra dietike, karbohidrate, aminoacide, vitamina dhe kripëra minerale dhe përkatësisht vitaminë A, B, K, kalcium, magnez, zink, bakër, mangan dhe selen.
Lëngu i kumbullës është shumë i dobishëm për përmirësimin e tretjes dhe ndihmon për të luftuar problemin e kapsllëkut, për të mbajtur nën kontroll rrezikun qelizat kancerogjene, të diabetit dhe kancerit të zorrës së trashë, si dhe për forcimin e kockave./K.C/ Dritare.net