Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ky trajtim me fshikëzën e krimbave të mëndafshit, do t’ju bëjë të dukeni 10 vjet më të rinj!

Ky trajtim me fshikëzën e krimbave të mëndafshit, do

Mes qindra produkteve kozmetike për trajtimin e lëkurës, në krye qëndrojnë ato natyralet. Japonia dhe kozmetika e saj e pazakontë kurrë nuk dështojnë të na befasojnë. Fshikëza e krimbave të mëndafshi është një ndër metodat e përdorura prej tyre për trajtimin e lëkurës që dy mijë vjet më parë. Kjo rutinë e lashtë e bukurisë është akoma e njohur sot.

Përfitimet!

Ky trajtim me fshikëzën e krimbave të mëndafshit, do

Ky lloj trajtimi hidraton, unifikon, ndriçon dhe mbron lëkurën nga rrezatimi ultraviolet. Fibroïne, proteina që përbën fijen e mëndafshit megjithëse është shumë e butë ka një strukturë paksa të ashpër për të pastruar plotësisht lëkurën dhe për të thithur papastërtitë, ndërsa heq butësisht qelizat e vdekura.

Së dyti, Sericina, një tjetër proteinë mëndafshi, ka veti hidratuese për lëkurën dhe përmban më shumë se njëzet aminoacide dhe antioksidantë natyralë. Ajo arrin të pastrojë poret dhe të rigjenerojë lëkurën. Duke i aplikuar ato direkt në lëkurën tuaj, ju përfitoni nga trajtimi më luksoz i fytyrës që na ofrohet nga natyra! Përdorimi i fshikëzave të mëndafshit ndihmon në eliminimin e puçrrave, forcon lëkurën, e bën atë më të bukur dhe zvogëlon rrudhat.

Ky trajtim me fshikëzën e krimbave të mëndafshit, do

Si përdoren!

Është e thjeshtë. Fshikëzat janë të pastra dhe natyralë. Ato duken si gishta të mëdhenj. Thjesht lagini ato në ujë të ngrohtë (40 ° C) për disa minuta derisa fshikëza të zbutet, pastaj vendosni një fshikëz në gishtin tuaj tregues dhe fërkoni fytyrën. Më parë duhet ta keni pastruar lëkurën mirë. Fshikëza mund të përdoret deri në dy herë. Rezultati do të jetë një lëkurë e pastër dhe e freskët./L.F-dritare.net