
Ky kimikat i trurit është arsyeja pse ju ikën kujtesa!
Dritare.net
Gjithçka nisi me një gjë të vogël që e tejkalove duke thënë se janë gjëra të moshës. Një herë harrove çelësat. Herën tjetër thërrite dikë me emër tjetër. Keni një fjalë në majë të gjuhës, po nuk e thoni sepse nuk e kujtoni. Ju nuk ndiheni më të moshuar, por e ndjeni se po ndryshoni. Studiuesit thonë se kjo mund të jetë shenjë e diçkaje më serioze. Sipas një studimi të fundit, rënia e sistemit njohës fillon nga mesi i të 45-ave. Shkencëtarët kanë identifikuar se acetilkolina, një neurotransmetues, është përgjegjës për krijimin e lidhjeve të reja dhe forcimin e lidhjeve nervore në tru. Me fjalë të tjera, acetilkolina bën që ju të keni një tru të shëndetshëm. Nëse nivelet e saj janë të ulëta, ju jeni në rrezik. Truri mund të dëmtohet dhe vështirë se rikuperohet pastaj, shkruan dritare.net
Fatkeqësisht, për shumicën prej nesh, nivelet e acetilkolinës zvogëlohen kur plakemi dhe direkt pas moshës 45-vjeçare. Por nuk është vetëm faji i moshës. Ashtu si çdo muskul i trupit, edhe truri ka nevojë për stërvitje për të qëndruar në formë. Shoqëria moderne na privon nga ushtrimet thelbësore mendore. Para se fjala të shkruhej, tregimi i historisë gojë më gojë ishte mënyra e vetme për të përhapur kulturën në brezat e rinj. Prandaj edhe kujtesa ishte më e fortë. Për shembull, poetët e lashtë grekë mësonin përmendësh dhe recitonin shumë poezi epike që kishin mijëra rreshta. Për shkak të kërkesave të bëra nga shoqëria në trurin e tyre, këta njerëz u morën me ushtrime të rrepta ditore mendore. Ata nuk kishin telefona, televizorë dhe kompjuterë që t'u shpërqendronin vëmendjen dhe ndryshonin mënyrat në të cilat truri përpunonte informacionin. Ky lloj fokusi kërkonte nivele optimale të acetilkolinës.
Teknologjia moderne mohon ushtrimet thelbësore në zona të caktuara të trurit në dy mënyra të rëndësishme, duke bërë që të atrofizohet me kalimin e kohës. Ne jemi të ekspozuar ndaj shumë burimesh stimulimi të cilat prishin prodhimin e acetilkolinës. Po kështu, ne nuk kemi më nevojë të kujtojmë numrat, adresat, datat sepse telefonat kanë zëvendësuar kujtimet tona. Këta dy faktorë mund të bëjnë që truri juaj të harrojë dhe ju vë në rrezik që shumë herët të filloni të keni probleme me kujtesën.
Një hulumtim i ri thotë se nuk keni nevojë t'i flakni telefonat, të anuloni abonimin në Netflix, të hiqni dorë nga puna për të qenë mirë nga mendja. Janë 5 përbërës që rikthejnë natyrshëm nivelet optimale të acetilkolinës: Alpha GPC, Huperzine A, Bacopa Monnieri, Lion's Mane Mushroom dhe Ginkgo Biloba. Këta përbërës natyralë nuk përmbajnë kimikate ekzotike. Studiuesit i kombinuan këta përbërës në një formulë që quhet RediMind, informon dritare.net
Si funksionon?
RediMind rikthen nivelet optimale të acetilkolinës, ju mbron nga humbja e kujtesës dhe forcon lidhjet nervore në tru. Rezultati? Ju mund ta përpunoni dhe ruani informacionin më lehtë dhe t'i kujtoni ato shumë më shpejt.
Për të testuar efektivitetin e produktit, Princeton Consumer Research kreu një test klinik të kontrolluar me placebo. Ata u jepnin një listë me emra ushqimesh të rastësishme dhe duhet të kujtonin emrat e tyre në një kohë të kufizuar. RediMind nuk jep garanci për kujtesë fotografike, por ka pasur rezultate të mira. Pas 2 javësh, pjesëmarrësit që morën formulën RediMind kishin kujtesë më të mirë.
RediMind është formulë vegane, jo OMGJ, pa gluten. E gjithë përbërja RediMind përshtatet në një pilulë me përbërës me dozë të ulët, me efikasitet të lartë për efektivitet maksimal. RediMind nuk përmban as kafeinë, duke e bërë të sigurt për përdorim ditor afatgjatë./ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















