
Kujdes! Nëse zorra ju çon këto shenja, bëni mirë t’u kushtoni vëmendje!
Dritare.net
Pasojat e kequshqyerjes dhe mosaktivitetit shpeshherë i vuan zorra jonë. Ndonjëherë ajo na çon disa shenja që diçka po ndodh, diçka nuk shkon mirë me të. Dhe ka ardhur koha që t’i kushtojmë më shumë vëmendje shenjave që zorrët çojnë.
1- Keni shumë rënie flokët. Rënia e flokëve shpesh shoqërohet me stresin. Por ekspertët kanë zbuluar se përtej stresit, zorra mund të jetë gjithashtu përgjegjëse që ju bën me flokë të dobët dhe që u bien shumë. Kjo sepse ajo është përgjegjëse për prodhimin e vitaminës B7 ose biotinës, e cila parandalon rënien e flokëve dhe sëmundjet e lëkurës.
2- Një nga shkaqet e shtimit në peshë, për të cilin njerëzit nuk flasin i atribuohet mirëqenies së zorrës. Kur zorra nuk funksionon siç duhet, nuk mund të thithë lëndët ushqyese për të cilat trupi ka nevojë, kjo mund të çojë edhe në paaftësi për të rregulluar sheqerin në gjak dhe yndyrën.
3- Trupi nuk jua toleron disa ushqime. Sistemi i tretjes është përgjegjës për copëtimin e ushqimit dhe largimin e toksinave nga gjërat që hamë. Kur zorra ka probleme, trupi nuk mund të eliminojë siç duhet toksinat e ushqimit, duke na bërë që të reagojmë ndaj ushqimeve specifike dhe të fitojmë intolerancë ushqimore.
4- Ju hahet shumë ëmbëlsira, yndyra. Kjo ndodh kur zorra nuk është në gjendje të përpunojë ushqimin që hamë dhe çekuilibron gjithë sistemin.
5- Nuk flini mirë. Pra nëse zorra nuk funksionon siç duhet, do të keni probleme me gjumin dhe sistemin imunitar i cili mund të jetë shumë i konsumuar e që na bën të sëmuremi lehtë.
6- Mund të vuani nga ekzema dhe irritime të tjera të lëkurës.
7- Ndiheni të fryrë, keni gazra, shkoni shpesh në banjë./K.C/dritare.net

















