Na ndiqni edhe në

Shëndet

Krijohet testi super i shpejtë/ Për 12 minuta të tregon nëse je me Covid. Nxjerr ngarkesën virale dhe antitrupat

Krijohet testi super i shpejtë/ Për 12 minuta të tregon nëse

Burimi: ANSA

Tashmë ka dalë një test i ri që është në gjendje të identifikojë për 12 minuta nëse një person është pozitiv me Covid-19. Por gjithashtu nxjerr në pah nëse ai ka zhvilluar antitrupa ndaj SarsCov2 dhe tregon ngarkesën virale që ka, në mënyrë që të identifikojë menjëherë pacientët më infektivë. Është testi i ri Menarini Diagnostics për zbulimin e antigjenit, informon dritare.net

Krijohet testi super i shpejtë/ Për 12 minuta të tregon nëse

Mekanizmi i përdorur është platforma Afias, e lehtë për t’u transportuar dhe e lehtë për t’u përdorur edhe jashtë laboratorëve. Në praktikë, kampioni merret nga pacienti me një tampon nazofaringeale. Në rast infeksioni, Afias do të zbulojë praninë e antigjenit dhe gjithashtu do të nxjerrë në pah ngarkesën virale. I njëjti mekanizëm mund të përdoret gjithashtu për hetimin serologjik, duke matur sasinë e antitrupave IgM dhe IgG të pranishëm në gjakun e pacientit. Në praktikë, platforma lejon të dyja testet: tampon dhe test serologjik./K.C/dritare.net