
Kremi kundër diellit dhe kanceri i lëkurës/Gjithçka që duhet të dini!
Dritare.net
Burimi: Healthline
Dielli i fortë është armiku numër një i lëkurës. Ekspertët paralajmërojnë se pas një kohe të gjatë të mbyllur, lëkura mund të digjet më lehtë ndërsa temperaturat pësuan rritje javët e fundit.
“Të gjithë duhet të shqetësohen nga ekspozimi ndaj rrezatimit ultraviolet (UV) dhe djegies, në çdo kohë. Por veçanërisht duhet të jenë të kujdesshëm tani që kanë kaluar kohë në ambiente të mbyllura. Lëkura nuk ka pasur kohë që të përshtatet ngadalë me dritën ultraviolet jashtë”, u shpreh Dr. Joseph Zahn, një profesor i dermatologjisë në Uashington, DC.
Vendosja e krimit kundër diellit është një nga mënyrat për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kanceri i lëkurës është kanceri më i zakonshëm. Shumica e kancereve të lëkurës shkaktohen nga ekspozimi i tepërt në diell. Rrezet UV mund të dëmtojnë lëkurën gjatë gjithë vitit, jo vetëm gjatë verës. Për këtë arsye CDC këshillon përdorimin e një kremi mbrojtës me SPF të paktën 15.
“Unë rekomandoj një krem kundër diellit që siguron mbrojtje me mbrojtje (UVA dhe UVB) që është SPF 30 ose më i lartë dhe është rezistent ndaj ujit për 80 minuta. Për sa kohë që kremi kundër diellit plotëson këto kërkesa, ai do të sigurojë mbrojtje të mirë. Kremi duhet aplikuar të paktën çdo dy orë, ” tha dermatologia DeClerck./L.F-dritare.net

















