
Studimi i fundit:Covid-19 shfaq shenja edhe në lëkurë!
Dritare.net
Studimet e fundit tregojnë se koronavirusi shfaq shenja edhe në lëkurë. Autoritetet shëndetësore, deklarojnë se Covid-19, mund të shkaktojë disa njolla, në lëkurën e trupit, te gishtat e këmbëve, në shpinë dhe te kofshët e këmbëve. Dermatologia Erjona Shehu, sqaron se urtikaria, apo morthi janë disa nga simptomat.
“Lëkura, organi më i madh i trupit tonë, foli edhe në rastin e Covid-19. Fillimisht ishin mjekët italiane që me botimin e tyre ne JEADV folën për shfaqjet në lëkurë të Covid-19. Tashmë rastet vijnë nga kolegë në të gjithë botën: urtikaria, vaskuliti dhe frost bite apo morthi janë disa nga manifestimet kutane të Covid 19!”
Megjithatë në rast se keni ndonjë nga këto simptomat, jo domosdoshmërish keni Covid-19, si në rastin e kësaj zonje që pyet dermatologen.
Ajo që sugjeron dermatologia Erjona Shehu, është që nëse keni shqetësime në lëkurë, të kontaktoni me mjekun e familjes./L.F-dritare.net

















