Na ndiqni edhe në

Shëndet

Koronavirusi/ Sa e sigurt është të porosisni nga restorantet?

Koronavirusi/ Sa e sigurt është të porosisni nga restorantet?

Jeta juap padyshim ka ndryshuar komplet me rregullat e distancimit social dhe urdhrit për të qëndruar në shtëpi, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Me masat e marra nga qeveritë, edhe restorantet janë mbyllur, por ju mund të porosisni online.

Por sa e sigurt është të porosisësh ushqim online?

Koronavirusi/ Sa e sigurt është të porosisni nga restorantet?

Ekspertët e sigurisë ushqimore thonë se është shumë e rëndësishme që njerëzit të bazohen në atë që dinë deri më tani, pasi virusi dhe mënyra e përhpjes së tij vijon të jetë një enigmë.

Lajmi i mirë është që ekspertët nuk jua ndalojnë blerjen e ushqimit online, por me kusht që të jetë i nxehtë me një temperaturë të brendshme prej 70 gradësh. Edhe pse ushqimet e gatuara në temperaturat e tyre të duhura duhet të vrasin virusin, ende po hulumtohet për të konfirmuar këtë.

Koronavirusi/ Sa e sigurt është të porosisni nga restorantet?

Shmangni sallatat. Pjatat e ftohta nuk dihet se kur janë përgatitur dhe mbi të gjitha nuk dihet sesa jeton virusi në sipërfaqe. Deri më tani thuhet se mbijeton dy-tre ditë dhe imagjinoni që të infektoheni duke ngrënë një gjethe marule, nga sallata e porositur online.

Koronavirusi/ Sa e sigurt është të porosisni nga restorantet?

Pasi të merrni pakon e ushqimit, ka disa gjëra që ju mund të bëni për të zvogëluar rrezikun e prekjes nga koronavirusi. Nxirrni ushqimin nga pakoja, futeni në pjatë dhe vendoseni në mikrovalë. Dhe e fundit, mos harroni të lani duart, para se të hani./E.B-dritare.net