Na ndiqni edhe në

Shëndet

Kolla te fëmijët/ Dy ushqimet që e përkeqësojnë!

Kolla te fëmijët/ Dy ushqimet që e përkeqësojnë!

Urtikariet mund të jenë simptomë e një ftohjeje ose gripi, mund të jenë shenjë e alergjisë apo edhe refluksit gastroezofageal, por cilado qoftë arsyeja e ekzistencës së tyre, është e sigurt që na shqetëson. E nëse kohëzgjatja është më e gjatë se 10 ditë, atëherë është e detyrueshme vizita te mjeku për një kontroll të plotë, pasi në këtë mënyrë mund të parandalojmë infeksionet e përsëritura të rrugëve të frymëmarrjes të cilat mund të çojnë edhe në bronkit kronik.

Megjithatë, si të gjitha simptomat në trupin e njeriut, nuk duhet të harrojmë se kolla kryen një funksion, ajo ndihmon në largimin e irrituesve ose agjentëve infektivë nga mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes. Prandaj trajtimi simptomatik i çdo kolle nuk është as i nevojshëm dhe as i dobishëm. Dhe këtë e vërteton literatura shkencore, e cila nuk arrin të gjejë dobi nga përdorimi i antitusiveve të ndryshme.

Për fat të mirë, për ta trajtuar atë si një simptomë të një ftohjeje, ekzistojnë disa zgjidhje natyrale për lehtësim.

Bëni supën tradicionale të pulës!
Kur fëmijët kolliten, hapi i parë është përgatitja e supës tradicionale të pulës. Shtoni perime të freskëta dhe zieni supën për një kohë të gjat.

Hiqni qumështin e lopës dhe bananet nga dieta e fëmijës!
Qumështi i dhisë ose i deles është më i miri për fëmijët, ose mund të preferoni qumështin e sojës, qumështin e bajameve, etj. Për fat të keq, bananet janë të ndaluara sidomos në dimër, sepse nuk janë në stinë dhe krijojnë shumë gëlbazë, ashtu si qumështi i lopës.

Jepni pije bimore
Bëni çaj mali me pak rigon dhe trumzë, shtoni mjaltë të papërpunuar për ëmbëlsi.

Banja dhe fërkimi i gjoksit, shpinës dhe këmbëve.
Pak gjëra i ndihmojnë një fëmije që kollitet aq sa një banjë e ngrohtë, pastrimi me një peshqir të trashë më pas dhe fërkimi i mirë i gjoksit, shpinës dhe këmbëve! Përdorni vaj ulliri, vaj balsamik ose balsam dimëror. Nëse fëmija juaj është nën 18 muaj, zieni edhe një tenxhere me trumzë për 10 minuta me kapak të mbyllur dhe shtojeni në banjë. Në fund, mos harroni çorapet e ngrohta.

Lërini të dalin për pak kohë
Edhe fëmijët e sëmurë kanë nevojë për ajër të pastër dhe të paktën pak kohë jashtë shtëpisë e bën të ndihet mirë. Kështu shëndeti i tyre përmirësohet më shpejt. Mbajeni fëmijën në shtëpi vetëm nëse shihet qartë se po përkeqësohet kur e nxirrni jashtë./K.C/dritare.net