Na ndiqni edhe në

Shëndet

Koha e artë e hideve dhe hurmave!

Koha e artë e hideve dhe hurmave!


Janë dy fruta tipike të vjeshtës dhe kjo dallohet menjëherë nga ngjyra e tyre, njësoj me ato të gjetheve që bien! Hidet janë rritur dhe kultivuar në Indi, Kinë dhe Lindjen e Mesme. Fruti ka qenë i përdorur në mjekësinë kineze për më shumë se 4000 vjet. Sipas një studimi, hidet përmbajnë kalium, fosfor, mangan dhe kalcium, si minerale kryesore. Kanë sasi të lartë të natriumit, zinkut, hekurit dhe bakrit.

Hidet përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se fruti i qitros. Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të frutave ndihmon të qetësojnë stomakun, lehtësoje fytin, pakëson oreksin, mbron shëndetin kardiovaskular, rrit metabolizmin dhe pastron enët e gjakut. Trupi kërkon 24 aminoacide të funksionojë dhe hidet përmbajnë 18 nga 24.

Aminoacidet ndihmojnë në mirëmbajtjen dhe formimin e kockave, lëkurës, muskujve, gjendjen e humorit, hormonet, enzimat në trup. Ato janë gjithashtu thelbësore për ndërtimin e më shumë se 50.000 proteinave të bëra nga trupi njeriut. Aminoacidet ndihmojnë trupin në shërimin e plagëve dhe sëmundjeve. Nga një studim i publikuar, thuhet se janë vërejtur efektet mbrojtëse të hideve në mëlçi.

U gjet se fruti mbron mëlçinë nga lëndimet. Hidet gjithashtu ndihmojnë për të eliminuar stresin oksidativ në mëlçi. Hurmat kanë gjithashtu vlera të shumta për shëndetin. Më e spikatura ndër to është vetia për të rritur fuqitë! Hurmat përmbajnë ujë në pjesën më të madhe të përbërjes (rreth 80%), por edhe fibra, vitamina (A, C) dhe kripëra minerale, si potas, kalcium, kalium, magnez, fosfor, selen dhe sodium.

Koha e artë e hideve dhe hurmave!
Falë përmbajtjes së këtyre substancave, hurmat i japin energji organizmit. Përveç kësaj, forcojnë sistemin imunitar, falë përmbajtjes së vitaminës C. Hurmat ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit, pra sistemin imunitar. Trupi, nëse konsumon hurma, është në gjendje të mbrohet edhe më shumë nga bakteret. Një tjetër veti e tyre është për të përmirësuar tretjen.

Janë, në fakt, një zgjidhje e mirë për shqetësimet që lidhen me aparatin tretës dhe atë të zorrëve. Ndaj, janë të mira për efektet e tyre laksative (pastruese), falë përmbajtjes së lartë të fibrave.

Por nëse konsumohen të papjekura (të pasura me taninë) janë të dëmshme për organizmin. Kanë efekt pastrues dhe diuretik. Këto fruta luftojnë stresin, lodhjen (si atë kronike, që ka simptoma të ndryshme) dhe humbjen e oreksit. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe përmirësojnë absorbimin e hekurit./K.C/dritare.net