Na ndiqni edhe në

Shëndet

Këto janë shenjat e para që shfaq diabeti tek fëmijët. Flet mjeku!

Këto janë shenjat e para që shfaq diabeti tek fëmijët.

Mjeku Florian Toti ka treguar për Dritare.net se çfarë lloj ekzaminimesh duhet të kryejmë për të kuptuar nëse jemi të prekur nga diabeti ose jo.

Lidhur me shfaqjen e diabetit tek fëmijët, mjeku shpjegoi se shenjat e para që shfaqen nga kjo sëmundje është urinimi i në krevat në mënyrë të pavullnetshme, etje e madhe apo pesha e ulët.

Sakaq, mjeku tha se Evropa është një ndër kontinentet që ka numrin më të madh të fëmijëve me diabet në raport me popullsinë, ku deri në moshën 18-vjeç në Shqipëri mund të jenë deri në 800 fëmijë me diabet.

Sakaq shtoi se kurimi i diabetit tek fëmijët është po i njëjtë si ai tek të rriturit, ajo me insulinë por doza është e ndryshme.

“Prindërit nëse shohin se fëmijët e vegjël kanë etje shumë të madhe, në mënyrë të pavullnetshme urinojnë në krevat apo edhe nëse kanë peshë të ulët, duhet të kryejnë një matje glicemie për të kuptuar nëse kanë ose jo diabet të tipit 1. Diabeti tip 1 shpesh zbulohet si një urgjencë endokrine, që kanë nevojë për shtrim, ndaj duhen bërë ekzaminime. Ndërsa diabeti tip 2 shpesh nuk ka ndonjë ankesë të veçantë dhe zbulohet kur ka ndërlikime, infeksione urinare, hipertension, ose gjatë kontrolleve rutine. Ka faktor risku dhe shenja klinike por diagnoza bëhet pas matjeve. Mund të ketë një person etje apo urinim të shpeshtë por nuk do të thotë se ka diabet. Evropa është një ndër kontinentet që ka numrin më të madh të fëmijëve me diabet në raport me popullsinë, deri në moshën 18-vjeç në Shqipëri mund të jenë deri në 800 fëmijë me diabet. Diabeti shfaqet tek fëmijët obezë, zakonisht tipi 1 por edhe a ii të rriturve po shfaqet tek ta. Mjekimi është i njëjti, por doza është më e ulët”, tha mjeku./M.K-dritare.net