
Këto 8 sëmundje, ndryshe prekin burrat, e ndryshe gratë!
Dritare.net
Disa sëmundje kanë simptoma të ndryshme, për burrat dhe për gratë. Ndonjëherë gratë mund të ndjejnë më shumë simptoma, ndërsa burrat mund t’i përjetojnë më keq. Kjo është arsyeja pse jetëgjatësia është ndryshe për burrat dhe ndryshe për gratë.
Dritare.net ka sjellë për ju sot, 8 sëmundje që ndryshe i prekin burrat dhe ndryshe gratë.
Humbja e flokëve. Burrat kanë të ngjarë të humbasin flokët më shumë sesa gratë kur plaken. Kjo ndodh sepse testosteroni i burrave ka një ndikim më të madh te flokët e tyre. Testosteroni shndërrohet në dihidrotestosteron, i cili është një hormon që ndihmon flokët të bëhen më të shkurtër dhe më të hollë. Rënia e flokëve te burrat fillon pas të 20-tave.
Gratë kanë më shumë probleme me puçrrat se burrat. Dalin gjatë ciklit, menopauzës, pasi kanë disnivel të hormoneve. Edhe të rinjtë dhe burrat preken nga puçrrat, megjithëse më rrallë.
Skleroza në shkallë të rëndë, prek më shumë gratë sesa burrat. Por kjo sëmundje është më e rëndë për burrat sesa gratë. Gratë kanë 4 herë më shumë shanse të vuajnë nga osteoporoza sesa burrat. Kjo sëmundje shihet kryesisht te gratë mbi 50 vjeç. Kjo ndodh sepse kockat e grave janë me delikate.
Goditje në tru. Rreth 55,000 gra, më shumë, sesa burra, do të kenë goditje në tru. Më shumë gra se burra vdesin nga goditjet çdo vit. Edhe pse kjo sëmundje ka të njëjtat simptoma për të dyja gjinitë, gratë ndjejnë edhe disa shtesë si: vështirësi në frymëmarrje, halucinacione, trishtim, të vjella, agjitacione.
Sulmi në zemër. Burrat dhe gratë mund të përjetojnë presion në gjoks kur goditen në zemër. Megjithatë, gratë mund të pësojnë sulm në zemër pa e ndjerë këtë presion në gjoks. Në vend të presionit ato ndiejnë, dhimbje në pjesën e poshtë të gjoksit ose në pjesën e sipërme të barkut, marramendje dhe lodhje ekstreme.
Gratë përjetojnë depresion dhe ankth më shpesh se burrat. Kjo ndodh, sepse gratë përjetojnë gjëra që burrat zakonisht nuk i pranojnë, si për shembull: shkeljet me bazë gjinore, disavantazhet socio-ekonomike, pabarazia e fitimeve, etj. Gratë gjithashtu kanë lloje depresioni që burrat nuk do t'i përjetojnë kurrë. Për shembull, gjatë shtatzënësisë, periudha pas lindjes, perimenopauza dhe cikli menstrual.
Infeksionet e traktit urinar (UTI) janë më të zakonshme te gratë sesa te burrat sepse uretra e grave është më e shkurtër dhe bakteret hyjnë më lehtë. Nga ana tjetër, gjendja është më e komplikuar te burrat, pasi infeksionet shpesh bllokojnë rrjedhjen e urinës./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















