
Burimi: The Telegraph
Dr.Neil Srinivasan, konsulent kardiolog dhe specialist i ritmit të zemrës, ndan rutinën e tij të përditshme për një zemër të shëndetshme.
Gjëja e parë
E bëj trupin tim të lëvizë. Sapo zgjohem bëj pak joga. Qëllimi është që gjaku të qarkullojë dhe të rriten rrahjet e zemrës.
Mëngjesi
Unë ha pak porridge ose muesli, sepse një mëngjes me tërshërë është ndër më të mirat për zemrën tonë. Nëse hamë gjëra me sheqer, p.sh një pastë me çokollatë, kjo mund të dëmtojë arteriet e zemrës me kalimin e kohës, ndërsa rritja e insulinës i bën njerëzit të shtojnë peshë dhe të kenë diabet të tipit 2, i cili është një faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës.
Nga ana tjetër, tërshëra çliron energjinë ngadalë. Ajo do t'ju mbajë të ngopur deri në drekë dhe ul kolesterolin LDL, për shkak të fibrave të tretshme beta-glukan brenda tyre.
Ushtrimi
Sigurohem të ngrihem nga tavolina ime dhe të endem nëpër spital, ngjit e zbres disa shkallë, çdo gjysmë ore. Dal pak në diell, sepse është vërtetuar se marrja e ulët e vitaminës D rrit rrezikun e sulmit në zemër. Rreth 2,5 orë ushtrime në javë janë ideale për shëndetin e zemrës.
Dreka
Mundohem të ha sallatë, me avokado dhe humus. Dieta mesdhetare (fruta dhe perime të freskëta, drithëra integrale, fasule dhe fara) është vërtetuar se ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Përpiqem të ha pak skumbri të konservuar ose sardele. Omega 3 në vajin e peshkut ka përfitime të mëdha për zemrën, duke reduktuar trigliceridet dhe duke përmirësuar kolesterolin e mirë, përcjell dritare.net
Stresi
Stresi është një faktor i madh që çon në sëmundjet kardiovaskulare. Rrit sheqerin në gjak dhe ju bën më të prirur për të shtuar peshë. Hormonet e stresit gjithashtu kanë një efekt negativ në mukozën e arterieve, duke i bërë ato më të prirura për t'u inflamuar, gjë që rrit rrezikun e sulmeve në zemër. Unë e lehtësoj stresin duke u kthyer në normalitet. Shkoj në shtëpi, vendos fëmijët të flenë dhe dëgjoj historitë e tyre qesharake. Një gotë verë është mirë, por përdorimi i alkoolit për t’u qetësuar nuk ndihmon. Pirja e tepërt çon të aritmi të zemrës, mund të shkaktojë edhe diçka të quajtur kardiomiopati alkoolike, kur vetë muskuli dëmtohet.
Darka
Nëse një operacion vazhdon deri vonë, të josh fakti sikur të shkosh diku e të hash diçka të shpejtë. Por provat eksperimentale sugjerojnë se ushqimet ultra të përpunuara mund të kontribuojnë në marrjen më të lartë të energjisë dhe shtimin e peshës. Ato janë gjithashtu të larta në yndyra dhe natrium, dhe të ulëta në kalium dhe fibra dietike, karakteristika të lidhura me sëmundjet e zemrës, ndërsa marrja e tepërt e sheqerit nga këto ushqime lidhet me rrezikun e obezitetit, hipertensionit dhe diabetit të tipit 2. Në mënyrë ideale, ne hamë oriz me peshk ose pulë, frutat dhe perimet e freskëta që ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lira që mund të dëmtojnë zemrën tuaj. Gjithashtu përpiqem të mos ha shumë kripë pasi mund të çojë në hipertension, duke përshpejtuar ngushtimin e arterieve dhe ngarkuar më shumë zemrën.
Flini
Gjatë gjumit presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës janë më të ulëta, duke reduktuar tendosjen në sistemin kardiovaskular. Më pak se 6 orë gjumë, ose gjumi i dobët gjatë natës, rrit hormonet e stresit. Çelësi është të kesh një rutinë, një dhomë të errët. Unë përdor gjithashtu zhurmën e bardhë. Zakonisht, kjo më bën të përgjumur./K.C/dritare.net

















