Kardiologu Qirko: Kontrolloni zemrën, sëmundja nuk ka moshë!
Dritare.net
Në puntatën e sotme të Dritares së Doktorit ishim pranë laboratorit Intermedica, ku veç realizimit të chec-upit të specializuar, Dritare zhvilloi nje intervistë me mjekun kardiolog Spiro Qirko, i cili ka zgjedhur të ushtroj profesionin e tij pranë këtij laboratori. Kardiologu Qirko dha këshilla me vlerë, jo vetëm për shëndetin, por edhe rreth metodologjisë së mjekësisë sot.
"Kujdesi për zemrën duhet të bëhet edukatë. Me kalimin e kohës njerëzit duhet të realizojnë kontrolle dhe të shohin nivelin e yndyrnave në gjak për të parë shëndetin. Kur flas në kuadrin e këshillave për zemrën ju them se të gjithë personat që ndjejnë një dhimbje gjoksi, një shtrëngim sado banale të duket, duhet pasur kujdes nga ngushtimi i enëve të gjakut të zemrës.
Kujdesi për sheqerin dhe diabetin është mënyra e vetme për të parandaluar rrezikun e sëmundjeve. Duhet pasur kujdes dieta dhe obeziteti. Stili i parregullt i jetesës dhe mungesa e regjimit, sidomos tek të rinjtë bën që edhe të rinjtë të jenë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Një stil jete i tillë të sjell të gjitha rreziqet e infarktit dhe sëmundjet e tjera të enëve të gjakut. ",- u shpreh mjeku kardiolog Spiro Qirko./M.T/dritare.net