Na ndiqni edhe në

Shëndet

Kafeja zvogëlon rrezikun e vdekjes, kur pihet në këtë orar!

Kafeja zvogëlon rrezikun e vdekjes, kur pihet në këtë orar!

Një studim i ri tregon se koha e pirjes së kafesë mund të ndikojë ndjeshëm në përfitimet e saj shëndetësore.

Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i kafesë në mëngjes mund të ketë më shumë përfitime sesa gjatë gjithë ditës.

Më shumë se 40,000 të rritur në SHBA morën pjesë në studime afatgjata që shqyrtonin shëndetin, ushqimin dhe stilin e jetesës.

Ata gjetën dy modele të dallueshme të pirjes së kafesë, ata që pinë kafe para mesditës dhe ata që pinë kafe gjatë gjithë ditës.

Më shumë se një e treta (36%) e atyre që morën pjesë në studim e pinin kafenë në mëngjes, ndërsa rreth 14% gjatë gjithë ditës.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga ekspertë nga Universiteti Tulane në SHBA, gjurmoi njerëzit në studim për gati një dekadë.

Gjatë periudhës së vëzhgimit vdiqën rreth 4,295 persona që morën pjesë në studim.

Pasi morën parasysh faktorë të ndryshëm, studiuesit zbuluan se ata që pinin kafe në mëngjes kishin 16% më pak gjasa të vdisnin në krahasim me ata që nuk pinin kafe. Dhe ata kishin 31% më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet e zemrës.

Nuk kishte ulje të rrezikut për ata që pinë kafe gjatë gjithë ditës në krahasim me ata që nuk pinin kafe./K.C/dritare.net