
Ka vetëm një mënyrë si të humbasësh peshë shëndetshëm. Na e tregon Aulona Musta!
Dritare.net
Ka një mënyrë për të humbur peshë thjeshtë fare. Sigurisht jo duke qëndruar shtrirë. Në Formë me Aulonën, krijuar nga Aulona Musta, është zgjidhja ideale e shumë vajzave.
Nuk bëhet fjalë vetëm për të humbur disa kile apo për të tonifikuar trupin. Kjo mund të bëhet në shumë mënyra.
Qëllimi është krijimi i një regjimi të shëndetshëm, që ndikon në fizik por edhe në shëndetin mendor.
Aulona tregon se ajo e krijoi këtë program, me qëllimin për ta bërë dikë ta vlerësojë më shumë veten, për të rritur respektin e mbi të gjitha për të dashur më shumë veten!
Nuk është e thënë të shkosh në palestër, mund të stërvitesh kudo. Mjaft të kesh dëshirë. Ju mungon motivimi? Aulona, është një ndër vajzat më motivuese që mund të hasni në instagram.
Dhe nuk motivon vetëm me fjalë, duke qëndruar shtrirë, por duke ndarë eksperiencat e saj. Pas një dite të lodhshme, mbase stresuese, pas pune, kurdo e kudo, ka gjithmonë kohë për t’u marrë me veten.
Dhe për të mos u marrë vetëm me fjalë, këtu janë rezultat e shumë vajzave që tashmë stërviten me Aulonën, përmes programit të saj. Super në formë!/L.F-dritare.net

















