Ju mund të luftoni çdo virus nëse mbani parasysh këto këshilla!
Dritare.net
Ajo që kemi kuptuar në këto muaj dramatikë është se në rast infektimi, gjendja përkeqësohet nga inflamacioni që dëmton sistemin imunitar. Prandaj përveç respektimit të rreptë të rregullave, ajo që ne mund të bëjmë është të përpiqemi të forcojmë sistemin tonë imunitar, i cili është i lidhur ngushtë me mikrobiotën e zorrëve. Pra grupi i mikroorganizmave që rregullojnë shumë funksione dhe gjenerojnë një reagim antiinflamator kundër patogjeneve. 70-80% e qelizave imune të trupit ndodhen pikërisht në zorrë dhe për rrjedhojë që ata të veprojnë është shumë e rëndësishme shumëllojshmëria e ushqimeve dhe cilësia e ushqimeve që marrim. Por organizmi i njeriut është i ndryshëm ,ndaj dhe dietat apo produktet që duhet të konsumojmë janë të ndryshme. Për shembull: agrumet janë një burim i rëndësishëm i vitaminës C, por nëse vuaj nga gastriti duhet të evitoj ato dhe t'i zëvendësoj me diçka tjetër. Kjo është praktika më e mirë e sugjeruar nga dietologët dhe imunologët.
Mikronutrientët më të rëndësishëm të sistemit imunitar.
Zinku!
Është një mineral thelbësor që gjendet në të gjitha organet, indet dhe lëngjet e trupit dhe pas hekurit është minerali i dytë që gjendet në sasi të mëdha. Mungesa e tij sjell rritjen e rrezikut për t’u prekur nga ftohja dhe pneumonia. Është i pranishëm si në ushqime shtazore ashtu edhe në bimë dhe duhet të marrim 9-12 mg në ditë. Sasi që mund të merret përmes prodhimeve të detit, të verdhës së vezës. Ostrat përmbajnë sasinë më të madhe të zinkut prej 90 mg, por nuk është një produkt që konsumohet shpesh dhe nga kushdo. Ndër burimet më të mira bimore mbeten farat e grurit, farat e kungullit, susamit dhe farat e lulediellit. E gjejmë tek bishtajoret, arrat, bajamet dhe lajthitë, po kështu edhe te qumështi.
Magnezi
Mungesa e tij në trup sjell inflamacionin kronik. Kërkesa ditore mund të mbulohet duke ngrënë gjellë me bishtaja, spinaq apo oriz kaf.
Beta-glukan!
Ato gjenden në pjesën e jashtme të elbit dhe kokrrës së tërshërës, në kërpudha dhe algat. Beta-glukanët janë në gjendje të stimulojnë aktivitetin e fagociteve qelizat e bardha të gjakut që kanë për detyrë të "hanë" viruset, parazitët dhe bakteret. Një pjatë me tërshërë, është një mëngjes i shkëlqyeshëm, por më shumë i shëndetshëm.
Vitamina A!
E domosdoshme sepse ruan lëkurën nga mukoza. Ngrënia e 4 karotave, kunguj, kajsi, apo të verdhën e vezës, bën të mundur përfitimin në masën e mjaftueshme të kësaj vitamine.
Vitamina C
Vitamina C mbron trupin nga infeksionet e zakonshme virale siç janë sëmundjet e frymëmarrjes dhe shmang zhvillimin e komplikimeve. Në ditë një person duhet të konsumojë deri në 105 mg. Kivi, portokall, luleshtrydhe, rrush, brokoli, spinaq, janë disa nga produktet që mund të konsumoni gjatë ditës për të marrë sasinë e duhur.
Omega 3
Kërkesa e përditshme mund të plotësohet duke marrë peshk blu. Rekomandohen 2-3 porcione peshku në javë dhe 30 g arra.
Acid folik
Gjendet në fasule, spinaq, lulelakër, lakër, qiqra, thjerrëza ose bizele.
Hekuri
Mungesa e hekurit sjell dobësimin e sistemit imunitar. Gratë kanë nevojë më shumë se burra. Përkatësisht 18 dhe 10 mg. Ushqimet bimore të pasura me hekur janë bishtajoret. Katër lugë tërshërë dhe 4 lugë gjellë me bishtajore sigurojnë kërkesën ditore të hekurit.
Vitamina D
Mënyra më e mirë për të marrë mjaftueshëm vitaminën D është përmes ekspozimit në diell kur lëkura nuk mbrohet nga kremrat, por kjo mund të shkaktojë probleme serioze. Prandaj duhet të vlerësohen faktorët e rrezikut. Në përgjithësi, ekspozimi i shpeshtë në diell dhe për kohë të shkurtër, mund të konsiderohet i shëndetshëm. Nivele e nevojshme të vitaminës D në gjak janë midis 30-50 ng/dl. Sasia e vitaminës D që merrni nga dielli varet nga shumë faktorë:
1) ora në të cilën ekspozoheni në diell
2) pjesa e lëkurës së ekspozuar
3) ngjyra e lëkurës: lëkura e zbehtë thith më shpejt se lëkura më e errët.
Çarë duhet të shmangni?
Kripën. Kujdes me sasinë, pasi dobëson sistemin imunitar. Po kështu edhe sheqernat. Doza e rekomanduar në ditë është 25g. Po kështu edhe konsumimi i alkoolit në masë, do t’ju dobësojë sistemin imunitar. Cilësia e ushqimit është shumë e rëndësishme. Kini kujdes ku blini. Por në fund, duhet të dini që këto janë rregulla të përgjithshme, që nuk ju japin efekt nëse i zbatoni një herë në javë. Po kështu nëse i zbatoni rregullisht, dhe ndonjëherë konsumoni një gotë verë shoqëruara me salla, trupit tuaj nuk do t’i ndodhë asgjë./K.C/dritare.net