Na ndiqni edhe në

Shëndet

Joga në shtëpi ju çliron nga stresi, ja 8 ushtrime!

Joga në shtëpi ju çliron nga stresi, ja 8 ushtrime!

Stresi mund të shkaktohet nga shumë probleme. Dhe mbyllja në shtëpi, e shton akoma më shumë atë. Një studim thotë se, 37% e njerëzve që vuajnë nga stresi thonë se ndjehen të vetmuar. Por varet nga ju që të qetësoni mendjen dhe të mos lejoni që ankthi të fitojë, dhe joga mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë. Nëse nuk keni bërë kurrë joga më parë, ka pozicione të thjeshta, por efektive në lehtësimin e stresit.

Dritare.net ju ka sjellë disa ushtrime joge që mund t’i bëni në kushte karantine.

1. Ju mund të praktikoni vulën e shqiponjës, ndërsa meditoni, kështu që nuk ka kohë të caktuar sa ta mbani atë. Ky pozicion ju ndihmon për t'u çlodhur.

Joga në shtëpi ju çliron nga stresi, ja 8 ushtrime!

2. Pozicioni themelor i supit/ Ky pozicion duhet të bëhet në shpinë. Largon stresin dhe promovon fleksibilitetin.

Joga në shtëpi ju çliron nga stresi, ja 8 ushtrime!

3. Pozicioni i bishtit të maces është shumë i mirë për shtyllën kurrizore dhe ndihmon në ç’tensionimin e mesit. Lufton dhe ankthin. Rrini në këtë pozicion për 5 minuta dhe ndërroni krah.

Joga në shtëpi ju çliron nga stresi, ja 8 ushtrime!

4. Pozicioni i zemrës së shkrirë është një kombinim i shkëlqyeshëm, i hapjes së zonës së zemrës dhe gjoksit për të gjallëruar dhe relaksuar gjithë trupin.

Joga në shtëpi ju çliron nga stresi, ja 8 ushtrime!

5. Përkulu para këmbëve!/ Ky pozicion do të zgjojë dhe tonifikojë muskujt tuaj, si dhe do të qetësojë mendjen. Ndihmon gjithashtu në forcimin e kofshëve dhe gjunjëve.

Joga në shtëpi ju çliron nga stresi, ja 8 ushtrime!

6. Pozicioni i bebes së lumtur ndihmon për të tendosur pjesën e poshtme të shpinës, ndërsa ju relakson mendjen. Zgjat gjithashtu shtyllën kurrizore dhe forcon krahët dhe shpatullat. Qëndroni në këtë pozicion për 45 deri në 60 sekonda. Përsëriteni 3-5 herë.

Joga në shtëpi ju çliron nga stresi, ja 8 ushtrime!

7. Përveç përqendrimit të brendshëm, pozicioni i luftëtarit të përulur ndihmon në shtrirjen e shpatullave, forcimin e këmbëve dhe stimulimin e tretjes.

Joga në shtëpi ju çliron nga stresi, ja 8 ushtrime!

8. Poza e perëndeshës ç’tensionon dhe tonifikon pjesën e poshtme të trupit, rrit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon për të çlodhur mendjen tuaj. Qëndroni në këtë pozë për 30 sekonda deri në 1 minutë./K.C/dritare.net

Joga në shtëpi ju çliron nga stresi, ja 8 ushtrime!